Kreytari i Kamenicës, Kadri Rahimaj është deklaruar rreth skandalit të ish-nënkryetarit të komunës së tij, Bojan Stamenkovic, i cili e lartësoi kriminelin, Ratko Mladic.
Mirëpo, Rahimaj ka treguar edhe një moment kur ish-kryetari Qëndron Kastrati ia kishte lënë “një amanet”.
“Me kujtohet shumë mirë se si gjatë momentit të pranim-dorëzimit të detyrës nga ish Kryetari Kastrati, në vend se të dorëzonte dosjet e punëve, projekteve e punëve të kryera, ish-kryetari më pati lënë “amanet” pikërisht që të vazhdoja bashkëpunimin me Bojanin dhe të mos e shkarkoja atë”, ka shkruar ai.

