Një person ka vdekur të premten në Prizren pasi ka rënë nga një objekt derisa ishte duke punuar, ka bërë të ditur Policia e Kosovës të shtunën.
Sipas njoftimit, trupi i pa jetë është dërguar për obduksion.
“Viktima mashkull kosovar i cili ishte duke punuar në një objekt, ka rënë aksidentalisht nga objekti ku si pasojë e plagëve që ka pësuar, ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në njoftim.


