KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vdiq gazetari i fotografive të para të spastrimit etnik në Kosovë
Lajme

Vdiq gazetari i fotografive të para të spastrimit etnik në Kosovë

Kosova News
Kosova News 16:01 -24/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Një nga shkrepësit dhe dokumentuesit e realitetit të Kosovës gjatë luftës së fundit, gazetari i BBC-së, George Alagiah ka vdekur në moshën 67-vjeçare. Pas luftimit 9-vjeçar me kancerin, Alagiah ka ndërruar jetë për të mbetur një nga modelët botëror të këtij profesioni.

Raporti i tij me Kosovën nuk la pa u përmendur edhe nga vet vendi i tij i punës. Në fakt, BBC në artikullin përkujtimor tha se sa ishte gjallë ai kishte pranuar se e veçanta e karrierës së tij ka qenë fotografimi i spastrimit etnik në Kosovë në vitin 1999.

Drejtori i përgjithshëm i BBC-së, Tim Davie ka deklaruar se gjithë stafi është në mërzi për shkak të humbjes së tij.

“George ishte një nga gazetarët më të mirë dhe më të guximshëm të gjeneratës së tij, i cili raportoi pa frikë nga e gjithë bota, si dhe prezantoi lajmet pa të meta. Ai ishte më shumë se një gazetar i shquar, audienca mund të ndiente mirësinë, ndjeshmërinë dhe humanizmin e tij të mrekullueshëm. Ai ishte i dashur nga të gjithë dhe do të na mungojë pa masë”, ka thënë Davie.

Redaktori i BBC World Affairs, John Simpson, tha në Twitter se është e vështirë për t’u gjetur një mik dhe koleg më i butë, më i sjellshëm, më mendjehollë e më i guximshëm.

Nga lufta në luftë, gazetaria që lidhet me ndjeshmërinë

Ashtu siç u potencua nga Austin, që tha se “nëse gazetaria e mirë ka të bëjë me ndjeshmërinë, ajo shpesh është George Alagiah”, rrugëtimi i tij profesional qëndron pikërisht në këtë linjë.

Alagiah fitoi çmime për raportet mbi urinë dhe luftën në Somali në fillim të viteve 1990 dhe u nominua për një Bafta në 1994 për mbulimin e fushatës gjenocidale të Sadam Huseinit kundër kurdëve të Irakut verior.

Ai u emërua gjithashtu gazetari i vitit i Amnesty International në 1994, për raportimin mbi luftën civile në Burundi dhe ishte gazetari i parë i BBC që raportoi për gjenocidin në Ruandë.

Ai iu bashkua BBC-së si korrespondent i punëve të jashtme në vitin 1989 dhe më pas u bë korrespondent i Afrikës, kontinenti i fëmijërisë së tij.

Ai intervistoi fëmijë ushtarë në Liberi, viktima të përdhunimeve masive në Ugandë dhe dëshmoi uri dhe sëmundje pothuajse kudo.

“Ka një brez të ri në Afrikë”, shkruante ai, “brezi im, fëmijët e lirisë, të lindur dhe të edukuar në ato vite euforie pas pavarësisë, kemi pasur një shans. Nuk kemi bërë shumë me të”.

Histori të tjera që ai mbuloi në raportet e lajmeve dhe dokumentarët përfshinin tregtinë e organeve njerëzore në Indi, fëmijët e rrugës në Brazil, luftën civile në Afganistan dhe shkeljet e të drejtave të njeriut në Etiopi.

Ai intervistoi figura të rëndësishme duke përfshirë presidentin e Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, Kryepeshkopin Desmond Tutu, Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Kofi Annan dhe Presidentin Robert Mugabe të Zimbabvesë.

Duke kaluar në prezantimin e lajmeve, ai drejtoi BBC One O’Clock News, Nine O’Clock News dhe BBC Four News, përpara se të bëhej një nga prezantuesit kryesorë të Six O’Clock News në 2003. 

Gjithashtu lexoni:

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

Kosova News 24/07/2023 24/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
40%
4 km/h
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit
23:04 -13/07/2026
Agim Ademi takohet me Arijon Ibrahimovicin
21:26 -13/07/2026
Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026
19:49 -13/07/2026
Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve
19:43 -13/07/2026
Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë
19:06 -13/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?