Policia e Kosovës është duke hetuar vdekjen e një pacienti që thuhet se ka ndodhur të enjten në mëngjes në Spitalin e Gjakovës.
“Ankuesi kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Gjakovë ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.


