Një 57-vjeçar është gjetur i vdekur sot në fshatin Serbicë të Ulët të Prizrenit.
“Sot, më datë 17.12.2025, rreth orës 11:35, Policia ka pranuar informatën se në fushën e fshatit Serbicë e Ulët, në Prizren, është vërejtur një person pa shenja jete. Njësitet policore dhe emergjenca mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit. Viktima është identifikuar si M.K., 57 vjeçar, mashkull, nga fshati Serbicë e Ulët. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është duke mbledhur informacione, prova materiale dhe dëshmi relevante”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Policia e Kosovës ka njoftuar se afër trupit të viktimës është gjetur edhe një armë zjarri.
“Nga shikimi fillestar është vërejtur se viktima ka një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit në trup, ndërsa në afërsi të trupit është gjetur një armë zjarri – pistoletë”, konfirmoi ai.


