Ka vdekur edhe personi tjetër i plagosur, duke shkuar kështu bilanci në dy të vrarë nga të shtënat me armë zjarri sot pasdite në Klinë.
Zëdhënësi i policisë rajonale për Pejë, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se personi tjetër i plagosur në këtë rast, motivet e të cilit ende nuk dihen, është dërguar në Spitalin rajonal Pejë pa shenja jete.
Këtë e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Incidenti me armë zjarri ka ndodhur pas orës 17:00 në një lokal në sheshin “Mujë Krasniqi”.
Fillimisht është raportuar për një të vrarë dhe një tjetër të plagosur.
Në lidhje me rastin është një person i arrestuar, ka bërë të ditur Gashi.



