Një grua nga Britania ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga kati i shtatë i një ballkoni teksa ishte me pushime në Turqi.
Jenna Smith, 34-vjeçare, kishte qenë me pushime në Turqi për tre javë me miqtë dhe kishte në plan të kthehej në shtëpi këtë javë.
Në mënyrë tragjike, ajo vdiq pasi u rrëzua nga një ballkon të dielën, raporton The Echo, transmeton KosovaNews.
Familja u njoftua nga Ambasada e Turqisë për vdekjen e saj dhe tani janë në pritje të më shumë informacioneve . Vëllezërit e saj kanë shkuar në Turqi për të folur me autoritetet turke dhe për të mësuar më shumë rreth ngjarjes tragjike.



