Një grua ka lindur foshnjën e saj në javën e 20 të shtatzanisë në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Pas lindjes, foshnja nuk ka arritur të mbijetoi dhe ka ndërruar jetë.
Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj në një deklaratë tregoi se tashmë me rastin po merret policia.
“Është rast social, ka lindur në javën e 20-të të shtatzanisë, pra merret abort, kjo ka dështuar dhe tashmë me rast po merret policia”, tha ai.
Ndryshe, në raportin e policisë më herët u bë e ditur se trupi i pajetë është dërguar në Insitutin e Mjekësisë Ligjore.
“Viktima foshnje e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, në rrethana ende të panjohura ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML”, thuhet në raport.

