KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vazhdon shqyrtimi i aplikacioneve nga diaspora, në KQZ thonë se janë brenda afateve
Lajme

Vazhdon shqyrtimi i aplikacioneve nga diaspora, në KQZ thonë se janë brenda afateve

Kosova News
Kosova News 18:40 -27/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) gjatë gjithë ditës së premte, ka vazhduar punën për të shqyrtuar të gjitha aplikacionet për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë  se deri në përfundim të afatit për aplikim, numri i votuesve të konfirmuar ishte 90 mijë e 860 dhe në pritje ishin edhe 18 mijë e 244 aplikues.

“Gjatë periudhës së aplikimit (29 gusht – 26 dhjetor 2024) për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës për të votuar në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025, numri i shtetasve që janë regjistruar është 90,860, ndërkaq në momentin e përfundimit të periudhës në pritje për shqyrtim ishin 18,244 kërkesa, proces i cili është duke vazhduar. KQZ është brenda afateve të përcaktuara dhe pasi të përmbyllet shqyrtimi i çdo aplikimi të pranuar, do të kemi një raport përfundimtar për numrin e shtetasve të regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës, të ndarë sipas mënyrës së votimit dhe sipas shteteve”, tha Elezi, për KP.

Sipas të dhënave të KQZ-së, gjatë periudhës së aplikimit (13 janar – 21 janar 2021) për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës për të votuar në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 14 shkurt 2021, numri i aplikacioneve që janë pranuar dhe proceduar nga KQZ ka qenë 130 mijë e 168 aplikacione.

Pas vlerësimit të këtyre aplikacioneve, del se numri i të regjistruarve për votim jashtë Kosovës ishte 102 mijë e 465 persona, të cilët kishin fituar të drejtën për të votuar përmes postës duke dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.

Gjatë periudhës së votimit përmes postës (2 shkurt – 12 shkurt 2021), nga numri i përgjithshëm prej 102 mijë e 465 votuesish të regjistruar, pakot me fletëvotime kanë arritur që t’i dërgojnë rreth 57 mijë e 065 votues apo 55.69% e të regjistruarve

Gjithashtu lexoni:

Kufijtë e Kosovës pa pritje, qarkullimi zhvillohet normalisht

Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna

Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët

Bulliqi dhe Kusari-Lila vizitojnë panairin e “Ditëve të Diasporës”

Kosova News 27/12/2024 27/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Për pesë ditë mbyllet një segment i rrugës “Ilir Konushevci”
08:53 -22/07/2026
Kufijtë e Kosovës pa pritje, qarkullimi zhvillohet normalisht
08:50 -22/07/2026
IHMK paralajmëron stuhi të forta dhe rrezik për përmbytje lokale
08:48 -22/07/2026
Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?