KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vazhdon në Hagë gjykimi ndaj ish- krerëve të UÇK-së, sot flet dëshmitari me kodin 3811
Siguri

Vazhdon në Hagë gjykimi ndaj ish- krerëve të UÇK-së, sot flet dëshmitari me kodin 3811

Kosova News
Kosova News 08:59 -20/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Menjëherë pasi dëshmitari i dhjetë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) e përfundoi dëshminë pasditen e së hënës, filloi të dëgjohet dëshmitari i radhës në rastin kundër ish- krerëve të UÇK-së.

Edhe në këtë rast po aplikohen masa mbrojtëse duke mos e shfaqur në publik identitetin e tij.

Pyetjet e para të prokurorit James Pace vijuan në seancë private, meqë siç tha ai, kanë të bëjnë me identitetin e dëshmitarit.

Ai prezantoi disa dokumente në ekranin e gjykatores, por të njëjtat nuk janë bërë publike.

Dëshmitarit iu shfaq edhe deklarata që e kishte dhënë për UNMIK-un në vitin 2003 si dhe ajo e për ZPS-në në vitin 2022.

Ai konfirmoi nënshkrimet e tij në këto dokumente derisa tha se është i hapur të përgjigjet për ngjarjet e vitit 1998-1999.

Pas kësaj seanca përfundoi për të vazhduar sot (e martë) me dëshminë e këtij dëshmitari i cili mban kodin 3811. Dëshmia e tij pritet të dëgjohet për një ditë e gjysmë.

Paraprakisht është dëgjuar dëshmitari 3540 i cili ka folur për periudhën e vitit 1998 kur edhe pretendon se ishe ndaluar nga UÇK.

Ai ka thënë se ka punuar roje pylli kur sipas tij ishte ndaluar nga ushtarë të UÇK-së.

Fillimisht ai nuk ka thënë se ka dhënë informata për UÇK-në te autoritetet serbe por më pas mbrojtja e Thaçit, Gregory Kehoe e ka përballur atë me deklaratën që vetë e kishte dhënë për ZPS-në, ku thuhej se kishte informuar Serbinë për aktivitetet e UÇK-së.

Dëshmia ka përfunduar brenda ditës dhe është dhënë kryesisht në seancë të hapur për publikun, por me masa mbrojtëse duke mos shfaqur identitetin e tij.

Pas përfundimit të dëshmisë së tij, kryegjykatësi Charles Smith ka urdhëruar ZPS-në që t’i jap trupit gjykues, palëve dhe pjesëmarrësve, listën e 12 dëshmitarëve nga lista e 40 prej tyre dhe ta dorëzojë këtë deri të premten, 30 qershor 2023 në orën 16:00

Ai ka thënë se ZPS duhet gjithashtu të jap një listë të pesë dëshmitarëve që do të jenë në pritje përveç 12 dëshmitarëve të parashikuar. Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve.

Para trupit gjykues, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës. Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020

Gjithashtu lexoni:

Arrestohen tre persona të dyshuar për mashtrim e falsifikim të dokumenteve

Abdixhiku: Për herë të parë brenda 37 vjetësh, LDK-ja mblidhet për të rrëzuar

Ahmeti: Shkarkimi i Abdixhikut, në të mirë të LDK-së dhe të vendit

Quni: Besoj se Abdixhiku do të vazhdojë të jetë kryetar i LDK-së

Zemaj: Pres shkarkimin e Abdixhikut

Kosova News 20/06/2023 20/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
69%
1 km/h
Thu
33 °C
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
35 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Stones i bashkohet Interit
20:43 -30/07/2026
Arrestohen tre persona të dyshuar për mashtrim e falsifikim të dokumenteve
20:03 -30/07/2026
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në objekte ndërtimi në Podujevë, Shtime dhe Ferizaj
18:56 -30/07/2026
Abdixhiku: Për herë të parë brenda 37 vjetësh, LDK-ja mblidhet për të rrëzuar
18:51 -30/07/2026
Ahmeti: Shkarkimi i Abdixhikut, në të mirë të LDK-së dhe të vendit
18:25 -30/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?