Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike sot do të mbajë mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje do të bëhet intervistimi i dëshmitarit Edmond Nulleshi, ish-anëtar i bordit te KEK-ut në periudhën 2006-2008.
Ndryshe ky komision ka mbajtur disa mbledhje dhe ka intervistuar disa persona.
Ky komision hetimor i themeluar me iniciativën e Lëvizjes Vetëvendosje kërkon që të hetohen aktivitetet në sektorin e energjisë në periudhën kohore 2006-2022.
Këtu përfshihet hetimi i investimeve kapitale në Korporatën Energjetike të Kosovës pas privatizimit të distribucionit në këtë kompani./KosovaNews/


