Prej orës dhjetë është planifikuar të vazhdojë raportimi i anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave para deputetëve në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal
Sipas rendit të ditës, anëtarët e KPM-së do të vazhdojnë raportimin lidhur me vendimin 6 shkurtit ku ishte vendosur që t’i hiqet pezullimi kanaleve “Arena”, në të cilat ishin shfaqur mesazhe kërcënuese për Kosovës dhe që glorifikonin terroristët e vrarë në Banjskë.
Raportimi i parë ka ndodhur më 9 shkurt, ku kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti, ka thënë se kanalet “Arena” janë kthyer në transmetim pasi kanë marrë garanci se përmbajtjet që ishin transmetuar para pezullimit nuk do të përsëriten.