KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vazhdon diskriminimi i shqiptarëve në Luginë, Komuna e Preshevës: Qytetarëve po u pamundësohet pajisja me dokumente personale nëse s’kanë numër të saktë të shtëpisë
Politikë

Vazhdon diskriminimi i shqiptarëve në Luginë, Komuna e Preshevës: Qytetarëve po u pamundësohet pajisja me dokumente personale nëse s’kanë numër të saktë të shtëpisë

Kosova News
Kosova News 11:31 -15/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Komuna e Preshevës ka dalë me një reagim pasi sipas praktikave më të reja administrative të Zyrës së Policisë në Preshevë, qytetarëve nuk u mundësohet pajisja me dokumente personale nëse adresa e deklaruar e banimit nuk përmban numër të saktë të shtëpisë.

Në reagimin e komunës thuhet se kjo situatë prek drejtpërdrejt shumë banorë të fshatrave të Komunës së Preshevës, të cilët nuk kanë të caktuar numrin e shtëpisë dhe për pasojë rrezikojnë të mbesin të “padukshëm ligjërisht” dhe pa qasje në të drejtat e tyre elementare.

Lexoni të plotë njoftimin e komunës:

Njoftim për qytetarët e fshatrave të Komunës së Preshevës lidhur me dokumentet personale

Kabineti i Kryetares së Komunës së Preshevës dëshiron të informojë qytetarët, e në veçanti banorët e fshatrave, lidhur me një problematikë serioze që po pamundëson pajisjen me dokumente personale si: letërnjoftimi, pasaporta dhe leja e vozitjes.

Sipas praktikave më të reja administrative të Zyrës së Policisë në Preshevë, qytetarëve nuk u mundësohet pajisja me dokumente personale nëse adresa e deklaruar e banimit nuk përmban numër të saktë të shtëpisë. Kjo situatë prek drejtpërdrejt shumë banorë të fshatrave të Komunës sonë, të cilët nuk kanë të caktuar numrin e shtëpisë, dhe për pasojë po rrezikojnë të mbesin të “padukshëm ligjërisht” dhe pa qasje në të drejtat e tyre elementare.

Me qëllim të adresimit të kësaj çështjeje urgjente, më datë 11 prill 2025, Komuna e Preshevës ka dërguar një kërkesë zyrtare në adresë të Ministrisë për Pushtet Lokal dhe Vetëqeverisje Lokale të Republikës së Serbisë, ku kemi kërkuar:

Udhëzime dhe mbështetje institucionale për mënyrën se si mund të fillojmë zgjidhjen e këtij problemi në nivel lokal;

Dërgimin e procedurave për caktimin e adresave dhe numrave të shtëpive në vendbanimet ku kjo nuk është bërë;

Të shqyrtohet mundësia e një zgjidhjeje kalimtare, në mënyrë që qytetarët të mos mbesin pa dokumente gjatë kohës që ky problem adresohet në mënyrë sistematike.

Deri më tani nuk kemi pranuar një përgjigje zyrtare, mirëpo ne po ndërmarrim hapa të menjëhershëm që të zbusim pasojat e kësaj situate. Shefi i Sektorit të Urbanizmit, z. Ardian Aliu, ka mobilizuar stafin e tij për të përshpejtuar procesin e evidentimit dhe sistemimit të adresave.

Për çdo pyetje, sqarim apo kërkesë, qytetarët mund të drejtohen në emailin zyrtar të Komunës: [email protected].

Gjithashtu lexoni:

Presidenti i KE-së, António Costa sot në Kosovë, takon Osmanin e Kurtin

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

Vjen reagimi i Ambasadës Amerikane pas Marrëveshjes SHBA- Kosovë për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim

Bizneset e Kosovës kërkojnë shtyrjen e liberalizimit të energjisë, paralajmërojnë protesta

Ngërçi politik, Ambasada gjermane: Detyrat e rëndësishme po mbeten pezull, i kemi thënë edhe Presidentes

Kosova News 15/04/2025 15/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
scattered clouds
8° _ 5°
78%
2 km/h
Wed
16 °C
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
14 °C

Lajmet e Fundit

26 vjet nga rënia e Qamil Ilazit, komandant Bardhit nga Kaçaniku
09:26 -14/05/2025
26 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës
09:07 -14/05/2025
Mbyllet numërimi i votave në 12 qarqe, PS siguron 83 mandate, PD “tkurret”
08:46 -14/05/2025
Presidenti i KE-së, António Costa sot në Kosovë, takon Osmanin e Kurtin
08:44 -14/05/2025
Shqipëria me “Zjerm” e ndez “Eurovisionin”
23:12 -13/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?