KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që mërgimtarët obligoheshin të paguanin për UÇK-në dhe luftën
Siguri

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që mërgimtarët obligoheshin të paguanin për UÇK-në dhe luftën

Kosova News
Kosova News 11:32 -28/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë edhe të martën po vazhdon dëshminë dëshmitari i 118-të, Naser Krasniqi, i cili mban kodin W04743 në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sipas kryetarit të trupit gjykues, Chalres Smith III, dëshmitari përfaqësohet nga një avokat kujdestar dhe i njëjti është jashtë sallës së gjyqit për të qenë në dispozicion në rast që Krasniqi ka nevojë për këshilla.

Dëshmitarit Krasniqi iu prezantua një dokument të cilin vetë ai ia kishte dhënë prokurorisë javën e kaluar.

“Ky dokument është përpiluar gjatë kohës së luftës përkatësisht në janar 1999 dhe për një kohë nuk e kam ditur kue  kam dhe rastësisht e kam gjetur së bashku me disa dokumente të mia personale”, tha dëshmitari, duke shtuar se dokumenti mban emrin dhe mbiemrin e tij pasi që e ka përpiluar vetë.

Sipas prokurorisë, aty ishte një fletëdenoncim që dy policë nuk kanë mbushur detyrat që ka nxjerrë Drejtoria për Financat e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së që përcakton obligimin për qytetarët e Kosovës përkatësisht ata që jetonin jashtë vendit.

“Ashtu qysh shihet edhe nga paragrafi i parë i shkresës kishte të bënte me inkasimin e të hyrave për luftën e UÇK-së për mërgimtarët që nuk i kishin financuar në botën e jashtme, përkatësisht nuk i kishin shlyer obligimet atje dhe na ishte dhënë detyrë që t’i verifikonin dhe këto obligime t’i shlyenin në vend do të thotë në Kosovë. Po flas çdo herë për territorin e Brigadës 121 përkatësisht të Togut të Policisë Ushtarake të Brigadës 121”, tha dëshmitari.

Krasniqi shtoi se shuma e kontributeve ishte sipas shteteve dhe të gjitha ishin të specifikuara në vendim dhe varionte nga 1 mijë deri në 2 mijë marka ose franga zvicerane.

“Sipas detyrave që ishin të dhëna, në qoftë se mërgimtarët nuk i kishin kryer këto obligime dhe nuk i kanë dhënë në këtë rast në Kosovë, do të duhej t’i merrej pasaporta deri sa t’i shlyente obligimet”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se vendimin e kishin marrë nga Brigada dhe respektivisht nga komandanti i Brigadës 121. Tha se kishin informacione që Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ishte pengesë për marrjen e të ardhurve nga mërgimtarët.

“Ashtu i kishim informatat atëherë”, tha dëshmitari Naser Krasniqi.

Gjatë fillimit të seancës, gjykatësi Smith III tha se më 23, ZPS-ja informoi se në një paketë të caktuar të materialeve ka nxjerr përkthimet e disa materialeve në anglisht, të cilat janë pranuar dhe morën numër prove. Gjithashtu, ai shtoi se u miratua një kërkesë e ZPS-së që një dokument i përkthyer të zëvendësohet me një tjetër të rishikuar.

Veç kësaj, gjykatësi njoftoi se ZPS-ja më 24 janar 2025 dorëzoi kërkesë sipas Rregullës 154 si dhe një kërkesë për dëshmi përmes video-lidhjes W00543. Mbrojtësi i viktimave nuk kishte kundërshtime për këtë.

Gjithashtu, as mbrojtësi i Kadri Veselit, Rodney Dixon i cili tha se nuk ka kundërshtime as për kërkesën sipas Rregullës 154 dhe as përmes video-lidhjes. Sidoqoftë ai tha se nuk janë përmbushur kriteret megjithëse nuk e kundërshton kërkesën për hir të procesit dhe rëndësisë së dëshmitarit.

Ai kërkoi që nëse ka ndonjë dëshmitar tjetër të tillë të informohet mbrojtja. Me parafolësin u pajtuan edhe ekipet e tjera të mbrojtjes.

Nryshe, të gjithë të akuzuarit ishin prezent në sallën e gjyqit.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit. 

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Gjithashtu lexoni:

Përleshje në Prishtinë, arrestohen 2 persona, policia gjen tri gëzhoja në vendngjarje

Policia me operacion në Ferizaj, inspektohen 32 auto-parkingje dhe evidentohen shkelje

Dy persona arrestohen në Jarinjë, policia u sekuestron kartela bankare, laptop, telefona dhe pajisje të dyshuara për falsifikim

Drejtuesit e KFOR-it dhe të NATO-s diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Goditet nga një veturë në Durrës, 62 vjeçari nga Kosova vdes në spital

Kosova News 28/01/2025 28/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Kusari-Lila: Çmimi i naftës mund të ulet në ditët në vijim, por vetëm me 1-2 centë
11:20 -29/07/2026
Peci nënshkuan kontratën për mirëmbjatjen e ndriçimit publik në të gjitha rrugët e Komunës së Mitrovicës
11:17 -29/07/2026
Punimet në rrugën Kaçanik–Kërbliq–Viti drejt përfundimit
10:32 -29/07/2026
Përleshje në Prishtinë, arrestohen 2 persona, policia gjen tri gëzhoja në vendngjarje
10:07 -29/07/2026
Ka kufizime sot për transportuesit e mallrave me kamionë mbi 20 tonë, ministria ka një kërkesë për operatorët
09:33 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?