KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vazhdon beteja gjyqësore në mes Telekomit dhe “Devollëve” në Gjykatën Komerciale, kërkohet përjashtimi i gjyqtarit  Alajdin Tershnjaku
Lajme

Vazhdon beteja gjyqësore në mes Telekomit dhe “Devollëve” në Gjykatën Komerciale, kërkohet përjashtimi i gjyqtarit  Alajdin Tershnjaku

Jeton Sopa
Jeton Sopa 20:09 -22/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Gjykatën Komerciale të Kosovës ka vazhduar beteja gjyqësore në mes të Telekomit të Kosovës dhe kompanisë “Dardafon.net” L.LC. në pronësi të Blerim Devollit,  në lënden kontestuese : Padi për anulimin e vendimit të Arbitrazhit

Në seancën e sotme në ora 10 të thirrur nga gjyqtari Alajdin Tershnjaku, Telekomi i Kosovës përfaqësohej nga Lulzim Sokoli konsulent individual për shërbime të veçanta juridike, Feim Kelmendi zyrtar kryesor financiar dhe i thesarit në Telekomin e Kosovës dhe Leonora Syla drejtoresh për çështje të korporatës.

Ndërsa kompaninë “Dardafon.net” si palë e paditur e përfaqësonte Shoqëria e Avokatëve “Pro Juris Law Firm” me avokat Arbër Krasniqi.

Përpara fillimit të seancës zyrtarët e Telekomit dorëzuan kërkesën për përjashtimin e gjyqtarit të rastit Alajdin Tershnjaku .

Me paraqitjen e kësaj kërkese gjykata mori aktvendim që të ndërpritet procedura në këtë çështje derisa për kërkesën për përjashtimin e gjyqtarit   të vendos kryetari i Gjykatës Komerciale të Kosovës.

Rasti ka të bëjë me vendimin e Arbitrazhit të dytë ku Telekomi i Kosovës do të detyrohej t’i paguante “Dardafonit”  rreth 15 milion euro duke përfshirë edhe kamatat.

Ndërkohë Telekomi i Kosovës  në Gjykatën Komerciale ka kërkuar anulimin e këtij vendimi ndërsa kompania “Dardafon”  ka iniciuar kërkesë për njohje e vendimit të Arbitrazhit.

Por sipas ligjeve të Republikës së Kosovës fillimisht duhet të trajtohet padia për anulim të cilin e kishte bërë Telekomi i Kosovës veçmas prej kërkesës për njohje që e kishte bërë kompania “Dardafon”.

Mirëpo gjykatësi Alajdin Tershnjaku në ftesën e dërguar palëve  si duket me apo pa qëllim ka tentuar t’i bashkoj lëndët duke krijuar konfuzitet aq të madh sa që zyrtarët e Telekomit e kanë pasur të paqartë se për cilen seancë janë thirrur.  

Kjo është njëra ndër arsyet që zyrtarët e Telekomit kanë kërkuar përjashtimin e Gjyqtarit Alajdin Tershnjaku nga ky proces duke hedhur dyshime se këtë konfuzitet ky gjyqtar e ka shkaktuar qëllimisht.

Ndërsa arsyeja tjetër  është se i njëjti gjyqtar gjatë proceseve gjyqësore që lidhen me Arbitrazhin e parë 3 herë  ka gjykuar në favor të kompanisë se Devollëve ndërsa të tre herat shkalla e dytë e Komerciales e kishte kthyer rastin në rigjykim.

Ndërsa në vendimin e fundit më 27 dhjetor  për të cilin kishte raportuar ekskluzivisht KosovaNews gjyqtari Faton Bajrami përvecëse e kishte kthyer lëndën në rigjykim kishte kërkuar edhe përjashtimin e gjyqtarit Alajdin Tershnjaku.

EKSKLUZIVE: Rikthehet edhe një herë në rigjykim përballja e Telekomit me Devollët – Shpëtohen 5.7 milionë euro në minutat e fundit  

Është e habitshme se si të gjitha rastet  që kanë të bëjnë mes Telekomit dhe kompanive të Devollëve bien të gjykohen nga gjyqtari Alajdin Tershnjaku.

Gjithashtu lexoni:

Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend

Fluks i lartë turistësh në pikat kufitare doganore në Shqipëri

Ekran gjigant për ndeshjen Shqipëri–Serbi në sheshin e Prishtinës

Arrestohen dy persona në Komoran për sulm dhe grabitje me armë

Mot i nxehtë dhe me diell këtë të shtunë në Kosovë

TAGGED: Alajdin Tershnjaku, Telekomi i Kosovës
Jeton Sopa 23/01/2024 22/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 15°
77%
2 km/h
Sat
29 °C
Sun
29 °C
Mon
25 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Shqipëri-Serbi në ‘Air Albania’, apeli i policisë për tifozët
13:18 -07/06/2025
Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues
12:53 -07/06/2025
Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend
12:35 -07/06/2025
Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë
12:01 -07/06/2025
Ish-këshilltarja e Trumpit: Rusia është në luftë me Britaninë, SHBA-ja s’është më aleate e besueshme
11:44 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?