Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci kanë vënë të mërkurën një gurthemel dhe ka shikuar nga afër kryerjen e punimeve në një projekt tjetër që po bëhen në Komunën e Gjakovës.
Edhe në këtë rast, ministrja Nagavci ka theksuar se infrastruktura shkollore është faktor i rëndësishëm për cilësinë e arsimit.
“Kemi vënë gurthemelin për sallën e edukatës fizike të shkollës “Mazllum Këpuska”, në Gjakovë. Vlera e kësaj kontrate është 215,126.55 euro derisa punimet pritet të përfundojnë brenda 16 muajve. Në kuadër të kësaj vizite, qëndrova edhe në Ponoshec të Gjakovës për të parë nga afër fazën e dytë të punimeve për ndërtimin e shkollës “Ganimete Tërbeshi”. Ky objekt është investim i MAShTI në vlerë 1,318,092.13 euro dhe pritet të përfundojë në gusht të vitit 2026”, ka thënë ajo.
Tutje ministrja Nagavci theksoi se investimet nga MAShTI do të vazhdojnë nëpër të gjitha komunat e Kosovës.
“Ne do të kujdesemi që nxënësit të kenë hapësirat e nevojshme ndërsa mësimdhënësit të mund të realizojnë planin mësimor në mënyrën më të mirë”, tha ajo.