KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vala modernizon rrjetin, tejkalon problemet teknike me thirrjet dhe sjell internet të shpejtë 4G+ dhe 5G
Teknologji

Vala modernizon rrjetin, tejkalon problemet teknike me thirrjet dhe sjell internet të shpejtë 4G+ dhe 5G

Kosova News
Kosova News 18:19 -12/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Telekomi i Kosovës ka njoftuar se më 5 korrik, kanë përfunduar problemet teknike të shfaqura gjatë dhe si pasojë e projektit të modernizimit të rrjetit mobil VALA.

“Me ndërrimin e teknologjisë së vjetër, të nisur para dy vitesh, tashmë kemi një rrjet Qendror krejtësisht të ri, nga i cili, përveç funksioneve tjera, kontrollohen edhe të gjitha Stacionet Bazë (antenat) në terren. Prandaj, nuk ka më thirrje të humbura, ndërkohë që interneti është cilësor dhe shumë i shpejtë. Gjysma e Stacioneve Bazë tashmë janë ndërruar me të reja, dhe gjysma tjetër pritet të përfundojë deri në fund të vitit”, ka njoftuar Drejtori Teknik i Telekomit të Kosovës, Halil Krasniqi.

Përveç kësaj, theksohet se është instaluar teknologjia 5G, e cila aktualisht është në dispozicion të qytetarëve në Prishtinë, Lipjan dhe Fushë Kosovë, dhe do të vazhdojë në të gjitha regjionet tjera. Teknologjia 5G tashmë mbulon rreth 80% të kryeqytetit, ndërsa Vala ka aktivizuar 5G për rreth 7000 konsumatorë postpaid, telefonat e të cilëve e kanë mundësinë e përkrahjes së 5G-së.

Për më tepër, teksa foli për përparësitë që sjell teknologjia 5G, si në zhvillimin ekonomik dhe shumë aspekte tjera të jetës së përditshme, drejtori Teknik ftoi të gjithë konsumatorët që mund të kenë probleme teknike me telefonat e tyre, të kontaktojnë Telekomin e Kosovës në Qendrën e Thirrjeve (0800 10000) si dhe në mediat sociale të Telekomit të Kosovës, ku do të marrin ndihmën e nevojshme rreth konfigurimit të tyre, në mënyrë që ta shijojnë shërbimin cilësor dhe internetin super të shpejtë.

Z. Krasniqi u shpreh edhe sa i përket funksionimit të rrjetit në veri të vendit, duke thënë se Vala funksionon edhe në veri, ku çdo rrugë e rrugicë është e mbuluar me rrjet. Së shpejti, atje do të instalohen edhe disa Stacione Bazë të reja, ndërsa me përfundimin e projektit në dhjetor të këtij viti, edhe veriu do të ketë mbulim të plotë me 4G+-5G, sikurse pjesët tjera të vendit tonë.

Gjithashtu lexoni:

Dritë jeshile nga Stambolli — Rusia dhe Ukraina pajtohen për shkëmbim të të burgosurve dhe hapa drejt armëpushimit

Bjeshkët e Rugovës në Pejë mbulohen nga bora në mes të majit

Policia e Kosovës dhe KFOR-i amerikan mbajnë trajnim të përbashkët  

Kurti kritikon Prokurorinë Speciale për mosveprim në rastin e zhdukjes së Ukshin Hotit

Punëtorët e “Pastrimit” protestojnë të hënën

Kosova News 12/07/2024 12/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
light rain
13° _ 12°
91%
1 km/h
Fri
11 °C
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
19 °C
Tue
18 °C

Lajmet e Fundit

Futbollistët e Barcelonës festojnë titullin në rrugët e qytetit
21:56 -16/05/2025
Osmani takon kryeministrin e Belgjikës, diskutojnë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës
21:22 -16/05/2025
BE-ja: Veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovës në veri, rrezik për përshkallëzim
20:43 -16/05/2025
Osmani u kërkon liderëve të BE-së heqjen e masave të padrejta ndaj Kosovës: Po ndëshkohet vendi më proevropian
20:39 -16/05/2025
Berisha: Më 11 maj u përdorën bandat dhe zgjedhjet u plaçkitën
20:12 -16/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?