KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vaksinimi për mbrojtje nga kanceri në mitër, në Kosovë pritet të nisë në vjeshtë
Shëndetësi

Vaksinimi për mbrojtje nga kanceri në mitër, në Kosovë pritet të nisë në vjeshtë

Kosova News
Kosova News 16:05 -15/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Vaksinimi kundër papilloma virusit (HPV), i cili shkakton kancerin e qafës së mitrës, në Kosovë pritet të nisë në vjeshtën e këtij viti.

Ministria e Shëndetësisë (MSH), në një përgjigje me shkrim për Telegrafin, ka bërë të ditur se janë porositur 300 vaksina të tilla, të cilat do të sigurohen përmes UNICEF-it.

Sipas autoriteteve shëndetësore, sivjet vaksinimi do të jetë i rekomanduar për vajzat e moshës 11-15 vjeçe, ato që ende nuk e kanë filluar aktivitetin seksual dhe ato me indikacione apo predispozita gjenetike për kancer të qafës së mitrës.

“Ndërsa, vitet vijuese synohet të përfshihet si vaksinë në kuadër të programit të rregullt të vaksinimit në Kosove”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Nga ky institucion kanë folur edhe lidhur me efektivitetin e kësaj vaksine.

Duke përmendur faktin që shumë shtete kanë filluar ta përdorin dhe të dhënat e bazuara në dëshmi shkencore, nga ministria kanë thënë se vaksina kundër virusit HPV, për 90 për qind e ulë rrezikun për kancer të qafës së mitrës.

“Fakti që shumë shtete kanë filluar ta përdorin, flet se të dhënat e bazuara në dëshmi shkencore kane dhënë rezultate pozitive lidhur me sigurinë dhe efektivitetin e kësaj vaksine në parandalimin e kancerit të qafës së mitrës, që sipas të dhënave të ndryshme shkon në rreth 90 për qind të efektivitetit në uljen e rrezikut për kancer të qafës së mitrës”, thuhet më tej në përgjigjen e tyre.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vaksinat HPV funksionojnë më mirë nëse administrohen përpara ekspozimit ndaj papilloma virusit.

Andaj, për të parandaluar kancerin e qafës së mitrës, Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon vaksinimin e vajzave të moshës 9 deri në 14 vjeçe, kur, siç thuhet, shumica nuk e kanë filluar ende aktivitetin seksual.

Por, si transmetohet virusi HPV dhe sa është i rrezikshëm?

Human papiloma Virus, ose HPV, është infeksion i cili transmetohet me kontakt fizik.

Ekzistojnë më shumë se 100 variacione të këtij virusi, nga i cili më shumë se 40 transmetohen nëpërmjet rrugëve seksuale.

Sipas të dhënave të Qendrës Amerikane të Kontrollit dhe Preventivës së Sëmundjeve, HPV është infeksioni më i shpeshtë transmetues seksual. /Telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

Vance: Nuk jemi në luftë me Iranin, por me programin e tij bërthamor

Zgjedhjet lokale, KQZ: Votimi jashtë vendit do të realizohet përmes postës

Protestojnë nesër bizneset e vogla para Komunës së Prishtinës

Kurti: Rruga Prizren–Tetovë drejt finalizimit, tuneli 6.4km do të lidhë dy qytetet

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

TAGGED: kanceri në mitër, Vaksina HPV, Vaksinimi për mbrojtje nga kanceri në mitër
Kosova News 15/06/2022 15/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
63%
1 km/h
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C

Lajmet e Fundit

Rikthehet në funksion Njësia B1 e Termocentralit Kosova B
19:59 -22/06/2025
Rama mbështet përpjekjet e presidentit Tramp për të parandaluar Iranin të pajiset me armë bërthamore
19:00 -22/06/2025
Aksident trafiku në Ferizaj, humb jetën një person
18:46 -22/06/2025
Vance: Nuk jemi në luftë me Iranin, por me programin e tij bërthamor
18:42 -22/06/2025
Parlamenti i Iranit miraton mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, arterien nga kalon 20 për qind e naftës botërore
17:41 -22/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?