KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zgjedhjet lokale, KQZ: Votimi jashtë vendit do të realizohet përmes postës
Politikë

Zgjedhjet lokale, KQZ: Votimi jashtë vendit do të realizohet përmes postës

Kosova News
Kosova News 12:07 -22/06/2025
Shpërndaje
xr:d:DAFRctJW6WM:16,j:40455749615,t:22110911
Shpërndaje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bënë të ditur se në zgjedhjet lokale, votimi jashtë vendit do të realizohet vetëm përmes postës, pasi Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme nuk lejon organizimin e votimit në përfaqësi diplomatike.

“Ndryshe nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, në zgjedhjet lokale votimi jashtë vendit realizohet vetëm përmes postës, pasi Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme specifikon se votimi në përfaqësi diplomatike nuk aplikohet në këtë lloj zgjedhjesh. Gjithashtu, në këto zgjedhje, KQZ-ja do të sigurohet që shtetasve të Kosovës që regjistrohen suksesshëm për të votuar nga jashtë Kosovës në votimin me postë t’ua dërgojë përmes postës fletëvotimin dhe materialet e tjera të nevojshme zgjedhore për votim. Kjo masë konsiderojmë se do të ndikojë në integritetin e këtij procesi”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për RTKlive.

Sipas tij, është detyrë e votuesit që pakon me fletëvotim ta dërgojë në ndonjërën nga kutitë postare të KQZ-së që hapen në shtete të ndryshme të botës dhe në Kosovë.

KQZ-ja ka planifikuar të shpenzojë rreth 2.5 milionë euro vetëm për votimin me postë dhe tërheqjen e dërgesave postare, për dy rundet e zgjedhjeve lokale.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka theksuar se kjo shumë mendohet të mbulojë koston për 100 mijë votues të regjistruar në rundin e parë, 70 mijë prej tyre në raundin e dytë dhe shërbimet e ndryshme postare.

Elezi, ka deklaruar për RTKlive se vetëm pas procesit të regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, KQZ-ja do të ketë një pasqyrë më të qartë për këtë kosto.

“Ky është vetëm një planifikim dhe do të duhej të presim përfundimin e procesit të regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës për të pasur një pasqyrë më të qartë”, ka theksuar ai.

Sipas tij, kjo kosto vjen pas masave që ka ndërmarrë KQZ-ja, të cilat do të ndikojnë në integritetin e procesit të votimit jashtë Kosovës.

Sipas KQZ-së, të gjithë shtetasit e Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit, mund të votojnë në Zgjedhjet Lokale për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale, nëse aplikojnë dhe regjistrohen suksesshëm për votim jashtë Kosovës.

Periudha e regjistrimit do të zgjasë 38 ditë nga 23 korrik deri më 29 gusht 2025.  Gjatë kësaj kohe të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.

Aplikimi për regjistrim mund të bëhet përmes platformës elektronike të KQZ-së ose përmes postës duke dërguar aplikimin në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.

Gjithashtu lexoni:

Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati

Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm

Numërohen 100% të votave në Prishtinë, ky është rezultati final

Radoniqi: Nesër do të fillojë numërimi nëpër QKN

KQZ shpall rezultatet: VV 43,06%, PDK 21,24%, LDK 17,70% dhe AAK 7,07%

Kosova News 22/06/2025 22/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati
23:29 -07/06/2026
Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm
23:23 -07/06/2026
Numërohen 100% të votave në Prishtinë, ky është rezultati final
23:12 -07/06/2026
Radoniqi: Nesër do të fillojë numërimi nëpër QKN
22:56 -07/06/2026
KQZ shpall rezultatet: VV 43,06%, PDK 21,24%, LDK 17,70% dhe AAK 7,07%
22:47 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?