KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ushtria ukrainase tërhiqet nga qyteti strategjik Vuledar
Botë

Ushtria ukrainase tërhiqet nga qyteti strategjik Vuledar

Kosova News
Kosova News 23:24 -02/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ushtria ukrainase ka konfirmuar të mërkurën se është tërhequr nga qyteti strategjik Vuledar, në lindje të vendit.

“Komanda e lartë ka dhënë leje për tërheqjen e njësive nga Vuledari, në mënyrë që t’i ruajmë personelin dhe pajisjet luftarake, dhe për të marrë pozicion për veprime të mëtejshme”, tha formacioni i forcave tokësore i Ukrainës, Hortitsia, i cili komandon rajonet lindore duke përfshirë Donjeckun.

Forcat ruse kryen sulme të pareshtura përreth qytetit për ta shkatërruar mbrojtjen ukrainase, duke kërcënuar rrethimin e qytetit, tha komanda.

Trupat e Moskës, me të mëdha në numër dhe pajisje, kanë ecur përpara ngadalë në Ukrainën lindore, pavarësisht humbjeve të mëdha. Ndërkohë, Ukraina u është lutur vazhdimisht aleatëve të vet perëndimorë për t’i dhënë armë më të përparuara dhe për ta lejuar t’i godasë shënjestrat ushtarake më thellë brenda Rusisë.

Vuledari, një qytet i braktisur me një popullsi prej rreth 14.000 banorësh para luftës, ka qenë në qendër të një beteje të ashpër prej kur Moska e nisi pushtimi e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Qyteti, i vendosur mbi një kodër, është shkatërruar pothuajse plotësisht, por ai vazhdon të ketë rëndësi strategjike për mbrojtjen e rrugëve të furnizimit të Rusisë dhe mund të shërbejë si një trampolinë drejt Pokrovskut, një qendër komunikimi rreth 80 kilometra në veri, të cilën Moska ka muaj të tërë që synon ta pushtojë.

Kanalet ruse në Telegram postuan video të trupave që valëvitnin flamurin rus mbi ndërtesat e shkatërruara në Vuledar./ REL

Gjithashtu lexoni:

Dy helikopterë përplasen dhe rrëzohen në Finlandë, nuk ka të mbijetuar

Arratisje spektakolare në New Orleans, të burgosurit duke ikur lënë mesazh: Ishte shumë i lehtë largimi

Trump njofton se do të flasë me Putinin, Zelenskyn dhe anëtarët e NATO-s

Putini pranon takimin me Zelenskin, por ka disa kushte

Dritë jeshile nga Stambolli — Rusia dhe Ukraina pajtohen për shkëmbim të të burgosurve dhe hapa drejt armëpushimit

Kosova News 02/10/2024 02/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
broken clouds
5° _ 5°
90%
1 km/h
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
20 °C
Wed
19 °C
Thu
18 °C

Lajmet e Fundit

Austria fiton Eurovision 2025 – Shqipëria shkëlqen në top 10
01:27 -18/05/2025
Dy helikopterë përplasen dhe rrëzohen në Finlandë, nuk ka të mbijetuar
23:56 -17/05/2025
“Zjerm” i vërtetë në skenë – Shkodra Elektronike ndez Eurovisionin me një performancë magjike
23:45 -17/05/2025
Mundësia merr 2 mandate, Shehaj: Jemi opozita e shekullit 21
23:39 -17/05/2025
Dyshime për përfshirje në korrupsion zgjedhor, SPAK sekuestron telefonin e ish-kryebashkiakut të Kavajës
23:32 -17/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?