Ushtria e Kosovës po vazhdon përgatitjen e saj për ngritjen e kapaciteteve luftarake edhe me armë të rënda, raporton KosovaNews.
Kjo po ndodh në kuadër të ngritjes së kapaciteteve luftarake të Regjimentit të tretë të këmbësorisë, i cili është duke u zhvilluar trajnim me armë të rënda.
“Ky trajnim është vazhdimësi e ngritjes dhe zhvillimit profesional të ushtrisë sonë, për integrimin e mbështetjes së njësive manovruese me zjarr direkt gjatë operacioneve luftarake”, ka thënë ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj.
Bëhet e ditur se trajnimi i ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është duke u realizuar nga specialistet e fushave përkatëse të trajnuar jashtë vendit, të cilët po transmetojnë njohuritë e fituara në këto trajnime tek njësitë manovruese të regjimentit të këmbësorisë./KosovaNews/



