Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë ngjitur me sukses në Majën e Trigllavit, e 2 mijë e 864 metra lartësi mbidetare.
Kjo u bë e ditur nga ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj.
Mehaj tha se kjo u bë e mundur në bashkëpunim edhe me Klubin Alpin “Prishtina”.
Ai theksoi se ky ekip do të synojë të ngjitet në Majën e malit Mont Blanc, e cila është me lartësi mbidetare 4 mijë e 810 metra, transmeton KosovaNews.
https://www.facebook.com/mehaj.armend/posts/pfbid0qpN2ztGXmycvqPh4GyhnrjHbhaaXdzhjSFtM9EGZwt8e6T4L141EwTdusrZiMwRql