KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » UP-ja fton deputetët ta votojnë statutin e ri
Arsim

UP-ja fton deputetët ta votojnë statutin e ri

Kosova News
Kosova News 10:34 -23/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Universiteti i Prishtinës (UP) u ka bërë thirrje deputetëve të Kosovës ta votojnë statutin e ri.

Në njoftim, UP-ja thotë se statuti po ndryshohet pas më tepër se 12 vjetësh duke marrë parasysh përmbajtjen dhe shpejtësinë me të cilën kanë lëvizur dinamikat dhe trendet në arsimin e lartë.

“Status quo-ja ka qenë zgjidhje qartazi e paqëndrueshme dhe ndryshimet të ngutshme e të domosdoshme. Në të vërtetë, shumë prej kritereve dhe kërkesave statutare nuk kanë ndryshuar që nga statuti i miratuar në vitin 2003”, thuhet në njoftim.

Në dimensionin strukturor, sipas njoftimit, statuti parasheh një funksion më të decentralizuar të universitetit, duke bartur e saktësuar përgjegjësitë dhe llogaridhënien menaxheriale drejt rektorit dhe dekanëve, ndërsa në anën tjetër parasheh rol më të fuqizuar akademik të senatit dhe këshillave të njësive akademike.

Theksohet se statuti përcakton rregulla që avancojnë aspiratat për barazi gjinore, synojnë të rrisin kriteret për zgjedhje në pozita drejtuese dhe përmbajnë ndalesa për periudha të konsiderueshme kohore për personat, të cilët ushtrojnë ose kanë ushtruar funksione të larta partiake apo politike dhe synojnë pozita drejtuese në universitet.

UP-ja tutje thotë se me statutin e ri, universiteti reflekton qartë koherencën me politikat dhe parimet e ENQA-s për sigurimin e brendshëm të cilësisë, ndërsa parashihen edhe politika të reja për vlerësim dhe menaxhim të performancës së personelit akademik.

“Studimet e strukturuara pasdoktorale, lejimi i formave moderne të mësimdhënies si mësimi online apo ai i kombinuar, fuqizimi i mekanizmave shtesë për të drejtat e studentëve si p.sh.: krijimi i institucionit të Ombudspersonit, si dhe fuqizimi i rolit të studentëve në vlerësimin e performancës së stafit akademik janë disa nga politikat e reja që sjell miratimi i këtij statuti. Në dimensionin e standardeve të avancimeve akademike, statuti parasheh një ngritje të dukshme të kërkesave për avancimet akademike të personelit, ndërsa në anën tjetër parasheh edhe lehtësime administrative që personeli akademik të mos e shohë procesin e avancimit apo rizgjedhjes si proces të imponuar. Statuti parasheh standarde më rigoroze, ndonëse më të sakta dhe qartazi proporcionale, për marrjen e thirrjes së parë të profesorit (zgjedhja në profesor asistent) dhe në marrjen e thirrjes së fundit (profesor i rregullt). Standarde të tilla i janë dashur Kosovës në mënyrë që të rritet produktiviteti shkencor, të rritet cilësia e publikimeve shkencore dhe në këtë mënyrë të përmirësohet gjendja në rangimin e universitetit dhe Kosovës në nivel rajoni dhe më gjerë”, thuhet në njoftim.

UP-ja thekson se ky statut paraqet një standard të ri të funksionimit të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë, e bën UP-në më mirë të pozicionuar ndaj sfidave mbizotëruese të kohës dhe më reaguese ndaj realiteteve të ndryshueshme shpejt, përfshirë këtu trendin e rënies konstante të numrit të studentëve, si dhe e përafron atë me universitetet përtej vendeve fqinje.

“UP-ja ka çdo arsye të besojë dhe potencial të materializojë ambicien krejtësisht legjitime të një institucioni të lartë të dijes që, jo vetëm krahasohet në rrafshin e standardeve e të fuqisë kërkimore dhe akademike, por edhe konkurron në terma seriozë me institucionet homologe në rajonin e gjerë dhe në kontinent. Vizioni i reformës në Statutin e propozuar është ndërtuar nga vet universiteti dhe si i tillë premtues për një standard të ri jo vetëm për të por për të gjithë sektorin e arsimit të lartë. Andaj, ftojmë deputetët e të gjithë partive në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pa dallim, të votojnë këtë Statut dhe të hapin rrugë për universitetin që të realizojë këtë vizion reformues”, thuhet tutje.

Ndryshe, deputetët e Kuvendi të Kosovës në seancën e sotme do të shqyrtojnë statutin e ri të Universitetit të Prishtinës.

Statuti i ri i UP-së u miratua më 14.05.2024 në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport.

Në Komision, deputetja nga radhët e LDK-së, Vlora Dumoshi e ka pyetur ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci nëse është për ndërrim të emrit të universitetit.

Ministrja Arbërie Nagavci ka thënë se e respekton draft-statutin të cilin e ka sjell universiteti.

Gjithashtu lexoni:

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Kamberi: Vizita e presidentit Begaj në Luginë, mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit

Konjufca e pret në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës

Dëmtimi i kompleksit memorial në Podujevë, reagon ashpër ministri Hoti

Nafta vazhdon të shtrenjtohet, këto janë çmimet e derivateve për sot

Kosova News 23/05/2024 23/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?