KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​UBT-ja hap zyrtarisht aplikimin për pjesëmarrje në “Global UBT Fest 2022”
Arsim

​UBT-ja hap zyrtarisht aplikimin për pjesëmarrje në “Global UBT Fest 2022”

Kosova News
Kosova News 17:39 -20/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, zyrtarisht ka bërë hapjen e aplikimeve për pjesëmarrje aktive në festivalin më të madh ndërkombëtar të dijes në Ballkanin Perëndimor, “Global UBT Fest 2022”, të organizuar nga UBT-ja, duke zhvilluar aktivitete të ndryshme nga 1-30 korrik, me qëllim të angazhimit të studentëve, profesorëve dhe ekspertëve të fushave të ndryshme për të promovuar ide dhe njohuri inovative.

Përmes një konference për media, rektori Hajrizi tregoi rreth ngjarjeve, të cilat do të karakterizojnë edicionin e sivjetmë të këtij festivali, duke i vënë theks të veçantë pjesëmarrjes së mbi 500 folësve nga pjesa akademike.

“Festivali “Global UBT Fest”, tashmë traditë e organizimit nga UBT, mund të themi se është festivali më i madh i dijes në Ballkanin Perëndimor, me tendencë të bëhet edhe në Evropë. Në akademitë që do të organizohen në këtë festival, do të marrin pjesë më shumë se 500 folës të pjesës akademike, duke i dhënë konfirmimin e një festivali global, i cili për qëllim ka përhapjen e dijes në fusha të ndryshme dhe kontribuimin e secilit prej nesh nëpërmjet mendimeve dhe ideve kreative”, ka thënë rektori Hajrizi.

Rektori Hajrizi, ka theksuar se festivali ndërkombëtar i dijes “Global UBT Fest 2022”, do të mbledhë profesionistë dhe ekspertë nga fusha të ndryshme në mbi 100 aktivitete, duke synuar që këtë vit të sjell në UBT mbi 10 mijë pjesëmarrës, në një prej ngjarjeve globale që ka të përfshirë edhe diasporën.

“Global UBT Fest”, është një festival i cili iu mundëson studentëve që përtej studimeve, të bëhen pjesë e disa aktiviteteve sikurse samite, ligjërata tematike, punëtori, vizita studimore, të cilat synojnë përmirësimin dhe përforcimin e njohurive të tyre rreth fushave të caktuara, duke i bërë më të profesionalizuar./kp/

Gjithashtu lexoni:

PISA 2025: Nxënësit e Kosovës mbeten nën mesatare

AVONET kërkon përgjegjësi për mungesën e ditarëve shkollorë

​Vetëm 55.1% e kandidatëve kalojnë afatin e dytë të Maturës Shtetërore 2026

Përurohet Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Ilir Konushevci” në Llugë të Podujevës, investim rreth 1.8 milion euro

Çeku viziton SBASHK-un në ditën e parë të vitit të ri shkollor

TAGGED: APLIKIMI, diaspora, festivali, Konferenca, UBT
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?