KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » AVONET kërkon përgjegjësi për mungesën e ditarëve shkollorë
Arsim

AVONET kërkon përgjegjësi për mungesën e ditarëve shkollorë

Kosova News
Kosova News 10:40 -04/09/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Mungesa e ditarëve shkollorë në shkollat e Kosovës ka vazhduar edhe në ditën e katërt të vitit të ri shkollor, duke nxitur reagimin e organizatës AVONET.

Organizata ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse të japin sqarime për arsyet e vonesës dhe të tregojnë se kush mban përgjegjësi për mosfurnizimin e shkollave me këtë dokumentacion bazë.

Sipas AVONET, ditari shkollor nuk është thjesht një mjet administrativ, por shërben për evidentimin dhe dokumentimin e procesit mësimor.

“Fakti që mësimdhënësit, në ditët e para të vitit shkollor, nuk kanë në dispozicion një mjet elementar të punës, është i papranueshëm dhe ngre seriozisht çështjen e planifikimit dhe menaxhimit institucional të fillimit të vitit shkollor”, thuhet në reagimin e organizatës.

AVONET ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si është planifikuar furnizimi me ditarë dhe pse ata nuk janë siguruar e shpërndarë para nisjes së mësimit.
Organizata konsideron se një vonesë prej katër ditësh nuk duhet të shihet si një problem i zakonshëm administrativ.

“Mungesa e ditarëve për katër ditë nuk duhet të trajtohet si një vonesë e zakonshme administrative, por si problem i planifikimit dhe koordinimit institucional”, vlerëson AVONET.

Në reagimin e saj, organizata ka kritikuar edhe mospërputhjen mes objektivave të deklaruara për modernizimin e arsimit dhe mungesës së mjeteve bazë të punës në shkolla.

“Është e pakuptimtë që në Kosovë të flitet për reforma të thella në arsim, digjitalizim, rritje të cilësisë dhe modernizim të sistemit arsimor, ndërkohë që shkollat përballen me mungesën e mjeteve elementare për zhvillimin dhe dokumentimin e procesit mësimor”, thuhet më tej.

AVONET i ka kërkuar Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) që të sqarojë publikisht situatën, duke kërkuar përgjigje për katër çështje: arsyen e mungesës së ditarëve, masat e ndërmarra për furnizimin e shkollave, afatin e pajisjes së të gjitha institucioneve arsimore dhe përgjegjësinë institucionale për vonesën.

Gjithashtu lexoni:

​Vetëm 55.1% e kandidatëve kalojnë afatin e dytë të Maturës Shtetërore 2026

Përurohet Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Ilir Konushevci” në Llugë të Podujevës, investim rreth 1.8 milion euro

Çeku viziton SBASHK-un në ditën e parë të vitit të ri shkollor

Haxhiu uron nisjen e vitit të ri shkollor: Shkolla duhet të jetë vend i dijes, i sigurisë dhe i mundësive

Hajrulla Çeku uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?