KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » U kapën me 585 kg kokainë në Selanik, dënohen me burgim të përjetshëm zjarrfikësi nga Fieri dhe 4 bashkëpunëtorët
Rajon

U kapën me 585 kg kokainë në Selanik, dënohen me burgim të përjetshëm zjarrfikësi nga Fieri dhe 4 bashkëpunëtorët

Kosova News
Kosova News 17:07 -09/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata e Apelit Penal të Selanikut dënoi me burgim të përjetshëm dhe dënime shtesë të përkohshme nga 8 deri në 15 vjet, pesë shtetas shqiptarë të cilët u arrestuan në shtator 2023 me 585 kg kokainë.

Gjykata dënoi 51-vjeçarin Arjan Xhafaj, i cili punonte si zjarrfikës në Fier deri në momentin e arrestimit, gruan e tij Lutmira Xhafaj 43 vjeç, dy nipat e tij Klevis Muskaj 22 vjec dhe Avelino Feimi 34 vjeç si dhe 36-vjeçarin Ilirian Baraj. Të gjithë të dënuarit janë shtetas shqiptarë, me përjashtim të 36-vjeçarit, i cili ka edhe nënshtetësi greke.

Me përjashtim të 43-vjeçares, e cila mohoi akuzat, të tjerët në kërkimin e faljes rrëfyen përfshirjen e tyre, por theksuan se menduan se në pakot kishte hashash. Përveç kësaj, ata deklaruan se ata vetë ishin transportues të thjeshtë dhe se drogën do ta linin të “mbyllur” në dy shtëpi, ku do ta merrte një person tjetër, i cili nuk bëhet i ditur.

“Nëse do ta dija se ishte kokainë, do të isha larguar. Mendova se ishte hashash”, tha 51-vjeçari Arjan Xhafaj, të cilit aktakuza i caktoi një rol “të spikatur”. Ai deklaroi se kishte punuar për 18 vjet si zjarrfikës në Shqipëri dhe se të bashkëakuzuarit do të merrnin 10 mijë euro si tarifë dhe ai vetë një tarifë më të madhe pas dorëzimit të drogës.

NGJARJA

Policia greke në bashkëpunim me DEA Amerikane sekuestroi 585 kg kokainë në 28 shtator 2023 në Selanik dhe vuri në pranga 5 shqiptarë, katër prej të cilëve me lidhje familjare me njëri-tjetrin. Kreu i grupit u cilësua atëherë Arjan Xhafaj nga Cakrani i Fierit dhe bashkë me të u arrestua edhe bashkëshortja, Lutmira Xhafaj, pronare e një bar-kafe në Cakran. Operacioni është zhvilluar rreth orës 17.40, kur policia greke fillimisht ka ndaluar në Selanik një automjet i cili rezultonte i marrë me qera. Drejtuesi i mjetit ishte Klevis Muskaj nga Cakrani i Fierit. Në mjetin e tij policia greke sekuestroi 239 pako me 280 kg 758 gram kokainë. 10 minuta më pas, është tentuar të ndalohet një tjetër mjet në zonën e “Neous Epibates”. Drejtuesi i mjetit, në tentativë për t’u larguar, përplasi një mjet policie dhe më pas u përplas me rrethimin e një shkolle. Ai u identifikua si Avelino Feimi nga Vlora. Dy drejtuesit e mjeteve, rezultojnë nipat e Arjan Xhafajt. Policia greke vijoi me kontrollin në banesën e Xhafajt, ku u sekuestruan 23 pako me 26 kg 701 gram kokainë, 1 dedektor metalesh, 12 çanta IKEA, 1 prerës metalik, 1 pako doreza njëpërdorimshe, 1 palë gërshërë profesionale. Në banesë vec tij dhe bashkëshortes, u gjet dhe u arrestua edhe Ilirian Baraj nga Fieri, me shtetësi greke. Gjatë kontrollit trupor të të arrestuarve, u gjetën dhe sekuestruan 7440 euro, 7 celularë, 4 karta bankare dhe shënime dore. TCH.

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Komisioni Evropian mbajnë takimin e komitetit monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit

Rama: Nëse Shqipëria pranohet në BE, do të ishte rasti më i bukur për të dhënë dorëheqje

Dogana Durrës sekuestron 25,000 euro të padeklaruara në Portin e Durrësit

Shtyhet gjykimi ndaj Ramadan Morinës për krime lufte

IHMK: MotI me diell, pasdite priten reshje

Kosova News 09/09/2024 09/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Franca e mposht Senegalin, Mbappe shënon dy gola në ndeshjen e parë
23:09 -16/06/2026
Mihali – Lushtakut: Ti dhe soji yt për 1 vit që e ke mbajt armën në krah, i ke dhënë vetes të drejtën me grabit pasurinë popullit tënd 20 vjet
22:16 -16/06/2026
Sveçla: Kosova është dëshmi e lirisë me sakrificën e dëshmorëve e martirëve
21:38 -16/06/2026
Trump në samitin e G7: SHBA-ja do të rikthejë sanksionet ndaj Rusisë
21:01 -16/06/2026
Kosova dhe Komisioni Evropian mbajnë takimin e komitetit monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit
20:29 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?