Një burrë nga Vushtrria është ankuar në Policinë e Kosovës se është kanosur nga një i dyshuar.
Ai ka thënë se të dyshuarin e kishte takuar duke i vjedhur pemë në pronën e tij.
Në njoftimin e Policisë është thënë se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 18:40.
Rasti është iniciuar si “Kanosje dhe Vjedhje në tentativë”.


