KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Turqia kritikon qasjen e OKB-së për ndalimin e ndërtimit të një rruge në Qipro
Botë

Turqia kritikon qasjen e OKB-së për ndalimin e ndërtimit të një rruge në Qipro

Kosova News
Kosova News 19:00 -19/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Turqia i ka kritikuar paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara (OKB) për bllokimin e ndërtimit të një rruge kontroverse në zonën mbrojtëse e cila e ndan Qipron, duke e quajtur “të papranueshme dhe tejet të gabuar” qasjen e tyre.Një përplasje ndodhi të premten mes forcave turko-qipriote dhe paqeruajtësve të OKB-së në Pyla, një fshat i përzier etnikisht në zonën që patrullohet nga OKB-ja mes Republikës së njohur ndërkombëtarisht të Qipros në jug dhe shtetit të shkëputur turko-qipriot në veri.Misioni i OKB-së në ishullin lindor të Mesdheut tha se paqeruajtësit e tij u sulmuan derisa po tentonin ta bllokonin “punën e paautorizuar ndërtimore” afër Pylas, fshatin e vetëm ku greko-qipriotët dhe turko-qipriotët jetojnë krah për krah.Omer Celik, zëdhënësi i partisë në pushtet në Turqi, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, e mbrojti ndërtimin e rrugës dhe e kritikoi qasjen e paqeruajtësve të OKB-së duke e quajtur si “të papranueshme”.

“Qasja e forcës paqeruajtëse të OKB-së që shërben në Qipro… ishte e papranueshme dhe tejet e gabuar”, shkroi Celik në X, i njohur dikur si Twitter.Ai tha se ajo qasje “që kishte për qëllim t’i kënaqte greko-qipriotët, ia ka dëmtuar reputacionin” misionit të OKB-së në Qipro.Autoritetet në Republikën e vetëshpallur të Turqisë në Qipron Veriore (TRNC), e cila njihet vetëm nga Turqia, i hodhën poshtë pretendimet e misionit të OKB-së, duke i quajtur “të pabaza”.Celik tha të shtunën se Turqi e “përkrah plotësisht” TRNC-në, dhe i bëri thirrje misionit të OKB-së t’i trajtojë barabartë turko-qipriotët.Qipro është e ndarë që nga viti 1974 kur forcat turke e uzurpuan pjesën e saj veriore si përgjigje ndaj puçit ushtarak të porositur nga junta që asokohe ishte në pushtet në Greqi./REL

Gjithashtu lexoni:

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

Kosova News 19/08/2023 19/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Lirimi me kusht i Thaçit, Specialja: Vendimi i takon vetëm gjyqtarit
13:37 -14/07/2026
Mungesa e dëshmitares shtyn procesin ndaj katër mjekëve
13:04 -14/07/2026
Yamal: Jemi kampionë të Evropës, s’kemi frikë nga askush
12:50 -14/07/2026
Në QKUK nis largimi i shtretërve të dëmtuar në Klinikën e Pediatrisë
12:27 -14/07/2026
Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE
12:10 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?