KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Tryezë shkencore për Sami Frashërin, nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes Kosovës dhe Turqisë
Lajme

Tryezë shkencore për Sami Frashërin, nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes Kosovës dhe Turqisë

Alban Begolli
Alban Begolli 11:25 -10/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Instituti i Historisë “Ali Hadri” dhe “Turk Tarih Kurumu” kanë mbajtur në Prishtinë tryezën shkencore me temën “Shemsettin Sami Frashëri dhe lëvizjet moderne turko-shqiptare”. Në kuadër të këtij takimi, dy institucionet nënshkruan edhe memorandum bashkëpunimi, që pritet të forcojë lidhjet akademike dhe kulturore ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Drejtoresha e Institutit të Historisë, Teuta Shala-Peli, e cilësoi këtë ngjarje si një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy institucioneve.

“Është nder i veçantë të jemi sot këtu për të shënuar një ngjarje me rëndësi. Instituti ynë dhe Turk Tarih Kurumu sot nënshkruajnë memorandumin e bashkëpunimit, që është rezultat i një procesi të nisur me vizitën e drejtorit të këtij institucioni. Në këtë kuadër, duhet ta përmendim edhe shkëmbimin e literaturës ndërmjet dy vendeve. Tryeza e sotme është një dëshmi konkrete e fryteve të para të bashkëpunimit. Me veprimtarinë e tij, Sami Frashëri krijoi një urë kulturore që i bashkon dy popujt tanë. Në emër të Institutit, shpreh falënderimin e sinqertë për këtë bashkëpunim,” theksoi ajo.

Në emër të Institutit foli edhe zëvendësdrejtori, Jonuz Pustina, i cili theksoi rëndësinë historike dhe kulturore të figurës së Frashërit.

- Reklamë -

“Sami Frashëri është një pasqyrë e kulturës së asaj periudhe, një figurë që lidhi botët shqiptare dhe turke. Historia nuk është vetëm përshkrim i ndodhive, por edhe i vlerave. Veprat e tij do të jenë udhërrëfim për shumë breza, sepse ndikimi i tij është i madh si në zhvillimin e gjuhës turke, ashtu edhe të shqipes. Ne do të vazhdojmë ta çojmë përpara këtë frymë bashkëpunimi dhe vlerësimi të ndërsjellë”, tha ai.

Në këtë tryezë mori pjesë edhe ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, i cili vlerësoi figurën e Sami Frashërit si një simbol të përbashkët të dy kombeve.

“Kur kemi kaq shumë historianë në mesin tonë, nuk është e drejtë që unë të flas për historinë, por dua të ndaj përvojën time me këtë figurë. Që nga ardhja ime në Kosovë, kam ndjerë një afërsi të madhe mes popullit turk dhe atij kosovar. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me gjeografinë, por me shpirtin dhe historinë e përbashkët,” tha ambasadori.

Ai shtoi se kontributi i Frashërit është i jashtëzakonshëm në të dy kulturat.

“Sami Frashëri ka një rol kyç si në formimin e gjuhës dhe kulturës moderne turke, ashtu edhe shqiptare. Ai është autori i romanit të parë turk dhe, bashkë me vëllezërit e tij, ka ndikuar në zhvillimin e identitetit kombëtar shqiptar. Këto vlera janë themeli mbi të cilin mund të ndërtojmë bashkëpunime të reja kulturore,” tha ai, duke shtuar se në të ardhmen pret të organizohen edhe ngjarje kushtuar vëllezërve Frashëri në Turqi.

Nënshkrimi i memorandumit të sotëm u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve akademike dhe kulturore ndërmjet dy vendeve.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin

Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin

Begaj ngushëllon familjet e dy të rinjve nga Kosova që u mbytën në Shëngjin

Vazhdohet marrëveshja ndërkombëtare në Kosovë për osteopatinë

Fitore Pacolli: Mos keni merak, veriu është RKS

Alban Begolli 10/10/2025 10/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Shqipëria mposhtet nga Izraeli
22:16 -03/06/2026
Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin
21:32 -03/06/2026
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal
20:39 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?