KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Trupi gjykues pritet të caktojë datën e fillimit të gjykimit ndaj Pjetër Shalës
Siguri

Trupi gjykues pritet të caktojë datën e fillimit të gjykimit ndaj Pjetër Shalës

Kosova News
Kosova News 12:56 -19/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Trupi gjykues në rastin kundër Pjetër Shalës në Hagë pritet të nxjerrë vendimin për datën e fillimit të procesit gjyqësor.

Në konferencën përgatitore për gjykim në Dhomat e Specializuara të Kosovës, kryetarja e trupit gjykues Mappie Veldt Foglia tha se përveç kësaj do të nxjerrin vendim edhe për viktimat pjesëmarrëse në procesin gjyqësor si dhe një vendim për njohjen në tërësi të dëshmitarëve.

Ajo tha se në periudhën në vijim turpi gjykues do të nxjerrë vendim edhe për pranueshmërinë e provave.

“Në periudhën në vijim, trupi gjykues synon të nxjerrë ndër të tjera vendimet e mëposhtme. Sigurisht, një vendim që përcakton datën për fillimin e procesit gjyqësor që ka të bëjë me viktimat pjesëmarrëse në procesin gjyqësor dhe për mbrojtjen e viktimave, ne do të mundohemi të jemi sa më gjithëpërfshirës të jetë e mundur sa i takon informacionit që nevojitet për këtë aspekt. Një vendim për njohjen në tërësi të dëshmitarëve, një vendim për pranueshmërinë e provave dhe një vendim sigurisht për kryerjen e proceseve gjyqësore”, tha ajo.

Në këtë konferencë përgatitore për gjykim, trupi gjykues ka marrë një sërë vendimesh ndër të cilat edhe atë ku miraton kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për të ndryshuar listën e provave duke shtuar gjashtë dokumente.

Kjo ishte kundërshtuar dje nga pala mbrojtëse. Në konferencën e djeshme avokati Jean-Louis Gilissen tha se është e vështirë të pranohen dokumente disa para konferencës përgatitore për gjykim meqë të njëjtat marrin kohë të analizohen.

Ai kritikoi ndryshmet nga ana e prokurorisë që përfshijnë heqjen e disa dëshmitarëve në këtë periudhë kohore dhe shtimin e dokumenteve.

“Trupi gjykues është i mendimit se numri i materialeve që dëshiron të shtojë prokuroria është i kufizuar dhe vet këto dokumente nuk janë të gjerësishme, e dyta trupi gjykues mban parasysh faktin që parashtrimet e ZPS-së thonë që këto dokumente janë me vlerë provuese dhe trupi gjykues mendon që këto dokumente janë të rëndësishme për të arritur në të vërtetën. E treta, informacioni i këtyre materialeve është në domenin e publikun, është i shfrytëzueshëm nga publiku siç e ka pranuar edhe pala mbrojtëse. Trupi gjykues nënvizon që është e parakohshme kjo nëse mbrojtja nuk ka bërë parashtrime përmbi vlerën provuese të këtyre dokumenteve. ZPS e ka bërë këtë kërkesë përpara fillimit të gjyqit, për këtë arsye trupi gjykues është i bindur se ZPS ka treguar arsye të qëndrueshme dhe e ka bërë në kohë mocionin e saj. Trupi gjykues i kërkon ZPS-së që t’i nxjerrë këto dokumente për mbrojtjen dhe t’i bëjë pjesë të listës së dëshmitarëve të tyre, jo më vonë se data 28 tetor 2022”, tha kryetarja e trupit gjykues.

Gjykatësja gjithashtu bëri të ditur se trupi gjykues dëshiron të shohë listën e të gjithë dëshmitarëve të ZPS-së, dëshmia e të cilëve synon të shfrytëzohet në gjyq.

“Trupi gjykues i kërkon ZPS-së të përfshijë dëshmitarët ekspertë mbi dëshmitë e të cilëve dëshiron të mbështetet dhe të paraqesë informacion mbi ekspertizën apo kualifikimet e të gjithë ekspertëve, dhe kjo përpara të premtes 28 tetor dhe për ta plotësuar gjithë kuadrin dhe për të qenë të qartë turpi gjykues e bën të qartë se dëshiron të shohë në listën e dëshmitarëve të gjithë dëshmitarët, dëshmia e të cilëve do të shfrytëzohet në gjyq nga ZPS-ja, pavarësisht nëse ata do të thirren për të dhënë dëshmi apo në mënyra të tjera”, tha ajo.

Ajo gjithashtu miratoi kërkesën e ZPS-së për t’i shtuar 85 dokumente në njoftimin saj të rregullës 103.

Ajo kërkoi nga mbrojtësi i viktimave që deri më 21 tetor të paraqesin listën e individëve të cilët do të kenë status të dyfishtë të viktimave dhe dëshmitarëve. Kryetarja e turpit gjykues theksoi se kjo listë do të jetë rreptësishtë konfidenciale.

Mbrojtja e të akuzuarit dhe mbrojtja e viktimave kanë afat deri më 11 nëntor 2022 të bëjnë parashtrimet e tyre lidhur me procedurat e zhdëmtimit.

“Trupi gjykues urdhëron mbrojtjen e viktimave dhe mbrojtjen e të akuzuarit që të bëjnë parashtrime me shkrim nëse dëshirojnë për të thënë nëse procedura gjyqësore për zhdëmtimin duhet të bëjnë paralelisht me procesin gjyqësor penal dhe në rast dënimi nëse trupi gjykues duhet që ta kalojë pjesën e çështjes së zhdëmtimit në Kosovë, në përputhje me nenin 22, paragrafi 9 i ligjit, dhe rregullës 167, trupi gjykuese urdhëron mbrojtjen e viktimave dhe mbrojtjen e të akuzuarit që të bëjnë parashtrimet e tyre me shkrim lidhur me këtë çështje deri të premten 11 nëntor 2022”, tha ajo.

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë prej marsit të vitit 2021.

Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Humb jetën një person në Klinë pas rrokullisjes me traktor

Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë për forcimin e partneritetit në mbrojtje

Prokuroria ndalon edhe dy të dyshuar në rastin “Pastrimi”, hetohen për krim të organizuar dhe kontrabandë

Kosova dha Shqipëria ekstradojnë dy dilerë

Aktakuzë ndaj tre personave për narkotikë dhe ryshfet, njëri zyrtar korrektues në Dubravë

Kosova News 19/10/2022 19/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?