KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Tri sëmundjet më të shpeshta që prekin meshkujt e moshës së mesme, mos i injoroni
Shëndetësi

Tri sëmundjet më të shpeshta që prekin meshkujt e moshës së mesme, mos i injoroni

Kosova News
Kosova News 21:52 -29/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kujdesi për shëndetin e meshkujve apo shëndetin në përgjithësi nuk është dhe nuk duhet të jetë trendi i një muaji, dite apo viti të caktuar.

Kontrollet e rregullta mjekësore, parandalimi dhe trajtimi duhet të jenë të përditshme. Pra, çështja e shëndetit të meshkujve duhet shtruar çdo ditë dhe përgjigjet duhet kërkuar nga ekspertët.

Në mënyrë që meshkujt të qëndrojnë apo të bëhen të shëndetshëm, duhet t’u kushtojnë vëmendje problemeve dhe patologjive specifike që i prekin dhe të jenë të vetëdijshëm për problemet. Në këtë mënyrë, vet problemi është më i lehtë për t’u kuptuar dhe parandaluar ose eliminuar në kohën e duhur.

Problemet më të shpeshta që prekin meshkujt e moshës së mesme janë: hiperplazia beninje e prostatës, disfunksioni erektil dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Hiperplazia beninje e prostatës është një zmadhim beninj i prostatës i shkaktuar nga rritja e qelizave të reja të prostatës dhe më së shpeshti shfaqet te meshkujt e moshës së mesme. Disa shqetësime mund të shfaqen më herët dhe variojnë nga ato minimale në ato që dëmtojnë ndjeshëm cilësinë e jetës dhe shëndetin e një burri. Shenja më e zakonshme e hiperplazisë beninje të prostatës është çrregullimi i urinimit.

Urinimi i shpeshtë gjatë natës, pritja që të fillojë urinimi ose dhimbja, janë alarme të qarta që duhet të shkoni te mjeku. Megjithëse është tumori beninj më i zakonshëm, frekuenca e hiperplazisë beninje të prostatës rritet me moshën dhe mund të çojë në komplikime. Komplikimet më të shpeshta që ndodhin janë gurët në fshikëz, infeksionet urinare, mospërmbajtja urinare, mosfunksionimi i traktit të sipërm urinar dhe hematuria (shfaqja e gjakut në urinë).

Gjendja e dytë, më e zakonshme që shfaqet shpesh e lidhur me hiperplazinë beninje të prostatës është disfunksioni erektil, nga i cili vuajnë gjithnjë e më shumë meshkuj, si të moshës mesatare, ashtu edhe më të moshuarit, por edhe të rinjtë.

Disfunksioni erektil – i cilësuar edhe si çrregullimi erektil – është një mosfunksionim seksual në të cilin një mashkull nuk mund të arrijë ose të mbajë ereksion deri në fund të aktivitetit seksual për një periudhë më të gjatë se gjashtë muaj. Shkaqet zakonisht janë të përziera, pra më së shumti është një kombinim i faktorëve psikologjikë (stres, probleme në marrëdhënie, mungesa e besimit në vetvete) dhe organikë (konsumimi i cigareve, diabeti, hipertensioni…). Janë pikërisht faktorët psikologjikë shkaku i një numri në rritje të meshkujve të rinj me këtë çrregullim. Është shumë e rëndësishme që disfunksioni erektil të mos “trajtohet” në mënyrë të pavarur, pa ndihmën profesionale të mjekut specialist.

Disfunksioni erektil dhe sëmundjet kardiovaskulare ndajnë faktorë të përbashkët rreziku si mosha, hiperkolesterolemia, hipertensioni arterial, rezistenca ndaj insulinës dhe diabeti, duhani, obeziteti dhe depresioni. Studime të shumta kanë treguar se mosfunksionimi erektil është i zakonshëm te pacientët me sëmundje kardiovaskulare (më shumë se 70 për qind) dhe është një parashikues i pavarur i ngjarjeve të ardhshme kardiovaskulare te burrat me dhe pa sëmundje kardiovaskulare të konfirmuara. Është e rëndësishme të theksohet se disfunksioni erektil paraprin simptomat e sëmundjes koronare apo problemet tjera kardiovaskulare.

Gjithashtu lexoni:

Kujdes nga gjarpërinjtë, IKSHPK publikon udhëzime për mbrojtje gjatë qëndrimit në natyrë

Modeli i frymëmarrjes është po aq unik sa gjurmët e gishtit dhe mund të zbulojë shumë për shëndetin tuaj

Ky gabim i zakonshëm me kondicionerin dëmton shëndetin dhe shumica nuk e kuptojnë fare

Kurti e Vitia vendosin gurthemelin e QKMF-së 2.4 milionëshe në Shtime

125 raste me kancer gjiri në QKUK gjatë këtij viti, falë metodës “Sentinel” u shpëtuan 22 gra nga heqja e gjirit

Kosova News 29/08/2023 29/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
79%
2 km/h
Wed
28 °C
Thu
30 °C
Fri
29 °C
Sat
26 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

Kurti takoi ambasadorët e Finlandës, Suedisë, Holandës, Belgjikës dhe Luksemburgut
18:18 -18/06/2025
Në Budapest inaugurohet një pjesë e bibliotekës me emrin e Ibrahim Rugovës
18:06 -18/06/2025
Paraburgim ndaj policit të dyshuar për keqtrajtim të qytetarit në Prizren
18:01 -18/06/2025
“Kapiten, kampion dhe shembull për gjithë sportistët e rinj” – Kurti pret në takim Amir Rrahmanin
17:25 -18/06/2025
Prokuroria deklarohet pas intervistimit të Bislimit: Ishte dëshmitar në rastin e fabrikës së mbetjeve shtazore
16:58 -18/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?