Policia e Kosovës ka raportuar për tri raste të ndara të dhunës në familje të ndodhura në Graçanicë, Prishtinë dhe Vushtrri gjatë dy ditëve të fundit.
Rasti i parë është raportuar në Graçanicë më 14 mars rreth orës 21:00, ku është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar. Sipas policisë, ai dyshohet se nën ndikim të alkoolit ka shqetësuar dhe kanosur viktimat. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq, në Prishtinë, më 15 mars rreth orës 14:30, është shoqëruar për intervistim një i dyshuar mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një viktime femër kosovare. Pas intervistimit, ai është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Një tjetër rast është raportuar në Vushtrri më 15 mars rreth orës 18:00, ku një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar pasi dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje, kishte ushtruar dhunë ndaj një viktime femër kosovare. Pas inicimit të rastit, viktimës i është lëshuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt


