Një këmbësore është goditur nga treni në lagjen “Lakrishte” të Prishtinës sot, më 26.03.2024, rreth orës 16:30. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se sot rreth orës 16:30, Policia ka pranuar informatën për një aksident në lagjen Lakrishtë.
“Aksidenti ka ndodhë në hekurudhë ku kanë qenë të përfshirë një tren dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut”, tha ajo.


