KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Trendafilova: Prokuroria s’ka ngritur asnjëherë aktakuzë për Shtëpinë e Verdhë
Siguri

Trendafilova: Prokuroria s’ka ngritur asnjëherë aktakuzë për Shtëpinë e Verdhë

Kosova News
Kosova News 00:03 -30/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

E pyetur nëse kjo gjykatë u themeluar për shkak të raportit të ish-senatorit Dick Martty edhe pse në aktakuzën ndaj Thaçit dhe të tjerëve asnjë nga supozimet që u ngritën për heqjen e organeve dhe trafikimin nuk janë përfshirë, kryetarja e Gjykatës Speciale, Katerina Trendafilova ka thënë se Gjykata e Panelit të Apelit e ka bërë shumë të qartë se nëse qëllimet e anëtarëve të Parlamentit kanë qenë kufizimi i mandatit të Gjykatës, vetëm në gjetjet e Raportit të Martyt.

Ka thënë se Prokuroria nuk ka ngrehur asnjëherë akuzë për Shtëpinë e Verdhë.

Ka shtuar se Dick Marty vetë e ka bërë shumë të qartë se ky nuk ishte një hetim i vërtetët profesional, sepse sipas saj, Marty vetë nuk është jurist dhe për këtë ia ka dorëzuar atë Task Forcës Speciale Hetuese që të bëjë një hetim të vërtetë.

“Por po e përsëris se çfarë Gjykata e Apelit tha është se nëse ai ishte qëllimi i draftuesve dhe më pas i deputetëve, kjo nënkupton që krimet janë të bashkëngjitura në nenin 1”, ka thënë ajo

Sipas saj, deputetët e Kosovës kanë votuar për nenin numër një që është: krimet e lidhura me Raportin e Këshillit të Evropës. Prandaj ka shtuar se, edhe afatet kohore lidhen me Raportin e Dick Martyt.

“Po ashtu duhet thënë se kjo gjykatë është fuqizuar me vendimet e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Kushtetuese. Duke bërë saktësisht poentën e njëjtë, sepse ne juristët shpeshherë mund të bëhemi shumë të mërzitshëm, por nëse e lexojmë ligjin dhe duhet të bëjmë një interpretim që sot do t’ju kënaqë juve, por nesër do ta kënaqë dikë tjetër. Jo, pavarësisht nganjëherë situatave të vështira, ne duhet të jemi të vërtetë, ne duhet të mbajmë betimin që kemi dhënë para se të marrim pozitën që kemi”, ka thënë ajo.

Ka deklaruar se sa i përket heqjes së organeve, Shtëpisë së Verdhë në Shqipëri, gjithçka do të qartësohet.

Ka thënë se njerëzit duhet të jenë të brengosur rreth atyre krimeve, të cilat do të pastrohen me verdiktin final, “nëse thuhet se nuk ka pasur krime të këtij lloji, por le të shohim rezultatin final”.

Ka thënë se Prokuroria nuk ka ngritur ndonjë akuzë për Shtëpinë e Verdhë dhe çfarë supozohej se ka ndodhur atje.

Sipas saj, Prokuroria nuk erdhi kurrë me akuza të tilla.

“Kjo gjë është vështirë për t’u thënë, sepse mund të ketë hetime që janë duke vazhduar nga autoritetet e Kosovës, nga autoritetet e Shqipërisë, sepse Shtëpia e Verdhë është në territorin e Shqipërisë, dhe nuk dua të bëj ndonjë paracaktim këtu. Unë në rini kam qenë prokurore dhe e di se nuk duhet të përfshihemi në aktivitetet e kolegëve të tjerë të cilët ose që janë duke u hetuar nga të dyja palët dhe zakonisht se ky hetim është konfidencial kur bëhet nga secili nga ne, apo nëse do të bëhet në të ardhmen. Nuk e di. Por, të paktën në akuzë deri më tani nuk ka akuza për Shtëpinë e Verdhë”, ka thënë ajo/koha

Trendafilova: Specialja mund të shqiptojë edhe dënime me burgim të përjetshëm

Gjithashtu lexoni:

16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Aksident me fatalitet në Prishtinë

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq

Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut

Kosova News 30/11/2023 30/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
clear sky
27° _ 27°
52%
4 km/h
Sun
32 °C
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
35 °C

Lajmet e Fundit

Pas deklaratave të Zelenskit në Beograd, hiqet flamuri  i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës
13:38 -09/08/2026
Veteranja e UÇK-së shpërthen ndaj Time Kadriaj: “Cila është kauza; Asociacioni, Gjykata e Hagës, Çakorri, Zhlebi, veriu i Mitrovicës apo lakmia për pushtet?
12:50 -09/08/2026
“Kosova nuk mund të krahasohet me Ukrainën”, Shqipëria i përgjigjet  vizitës së Zelenskyt në Serbi
12:01 -09/08/2026
16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit
10:00 -09/08/2026
Edhe sot mot kryesisht me diell, temperaturat deri në 34 gradë Celsius
09:50 -09/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?