KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Tregon vetë Grenelli: Me Kosovën dhe Serbinë kishim diskutuar idenë e heqjes së NATO-s nga Kosova
Politikë

Tregon vetë Grenelli: Me Kosovën dhe Serbinë kishim diskutuar idenë e heqjes së NATO-s nga Kosova

Kosova News
Kosova News 13:58 -04/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka folur për prokurorin Jack Smith dhe arrestimin e ish-presidentit Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale.

Ai ka thënë se sa ishte në krye të SHBA-së, ish-presidenti Donald Trump, kishin negociuar katër marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, marrëveshja e fundit ishte e madhe dhe konsiderohej të bënte normalizimin ekonomik.

Grenell ka thënë se me Kosovën dhe Serbinë kishin diskutuar edhe për idenë e mundshme të heqjes së forcave të NATO-s nga Kosovë.

Ka shtuar se kishin bërë shumë progres në dialog, deri kur erdhi sipas tij, ekipi i presidentit Joe Biden i cili vendosi që evropianët të ishin në krye të dialogut.

“Kështu që për tre vitet e fundit evropianët janë përgjegjës dhe ajo që po shohim tani është kaos dhunë dhe luftë”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se një nga pikat të cilat po i negocionte ishte që t’i jepnin fund Gjykatës në Hagë, transmeton KOHA dhe përcjell KosovaNews

“Prokurori i mëparshëm, përpara Jack Smithit, tha se po i japin fund kësaj ndjekjeje. Ai thoshte se unë nuk padit askënd sepse kanë kaluar 20 vjet dhe nuk mund të dalë me një rast bindës për të paditur dikë. Kështu që mbani mend se personi i mëparshëm para se të ishte Jack Smithi, hoqi dorë dhe tha se aktakuzat pas vitesh dhe vitesh ndjekjeje penale”.

Ai ka thënë se kishin vendosur që krimet serbe të gjykoheshin nga Gjykatat në Serbi dhe ato të Kosovës nga Gjykatat në Kosovë.

“Gjykatat në Serbi dhe në Kosovë po jepnin miliona e miliona dollarë për të trajnuar gjykatësit e prokurorët e tyre dhe ishte koha që ata të realizonin të drejtën e tyre dhe t’i jepnin fund kësaj gjykate ndërkombëtare ku Jack Smith ishte prokurori i Hagës”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se kishte vendosur të informojë Departamentin e Drejtësisë se palët do të binin dakord për t’i dhënë fund gjykatës së Hagës.

“Bruse Schartz ishte ai që drejtonte gjykatat ndërkombëtare. Më 29 janar 2020 i lashë një mesazh dhe ai më thirri përsëri dhe ne folëm për t’i dhënë fund gjykatës dhe unë thashë hej Bruce vetëm që ta dini se palët ranë dakord ta bënin këtë. Reagimi i tij ndaj ishte i pabesueshëm. Ai tha se nuk e di nëse mund ta bëjmë këtë, duke shtuar se është gjykata ndërkombëtare dhe do të duhet të i lajmërojnë avokatët amerikanë atje. Dhe unë thashë, shkoni dhe lajmëroni avokatët amerikanë, por dy palët kanë rënë dakord për këtë dhe ata do të vijnë në Shtëpinë e Bardhë dhe ne do ta gjejmë marrëveshje brenda disa muajsh, sepse ne po përfundojmë negociatat”, ka thënë ai.

Grenell shton se nuk e di saktë se çfarë bëri Bruce, por pretendon se ai e telefonoi Smithin.

Sipas tij, brenda disa muajsh kur presidenti i Serbisë ishte nisur për në Uashington DC për të përfunduar negociatat për këtë marrëveshje, Jack Smith shpalli një aktakuzë ndaj presidentit të Kosovës.

“Aktakuzë që ishte politike e 20 vjetëve më parë. Presidenti i Kosovës është ende në burg edhe tash pas tri vjetëve. Tri vjet burg për shkak se Jack Smith e paditi atë dhe unë jam mjaft i bindur se e vetmja arsye që presidenti i Kosovës u padit nga Jack Smith në Hagë është sepse Bruce Schartz në departamentin e drejtësisë e informoi atë se ne do t’i hiqnim nga puna, ne do të shpëtonim nga gjykata dhe të dyja palët në Kosovë dhe Serbi kishin rënë dakord ta bënin këtë. Unë i thashë se Shtetet e Bashkuara do ta çojnë këtë në Këshillin e Sigurisë së OKB-së”, ka thënë ai.

Sipas tij, Smith e urren ish-presidentin e SHBA-së.

Gjithashtu lexoni:

Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon

Aksident me fatalitet në Prishtinë

Përplasje në Kuvend, Time Kadrijaj hedh vezë në drejtim të Albin Kurtit

Kurti: Çfarëdo emri pa marrëveshje për president, do të na shpinte te zgjedhjet e reja

Basha: Kurtin po e sulmojnë ata që e pritshin Radoiçiqin në kryeministri

Kosova News 04/08/2023 04/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
clear sky
27° _ 27°
52%
4 km/h
Sun
32 °C
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
35 °C

Lajmet e Fundit

16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit
10:00 -09/08/2026
Edhe sot mot kryesisht me diell, temperaturat deri në 34 gradë Celsius
09:50 -09/08/2026
Droni hyn në hapësirën ajrore të Bullgarisë nga Rumania, shpërthen pranë një gazsjellësi
17:17 -08/08/2026
Torres drejt PSG-së, arrihet marrëveshja personale
15:58 -08/08/2026
Ambasada Britanike kërkon zgjidhje të situatës politike në Kosovë
15:28 -08/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?