Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e rrahjes mes dy tifozërive në rrugën “2 Korriku” në qendër të Prishtinës.
Enis Pllana nga Policia e Kosovës ka konfirmuar se tre persona janë arrestuar ndërsa disa të tjerë janë shoqëruar në stacionin policor.
Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.
Në këtë rrahje janë përfshirë tifozët e dy klubeve futbollistike të cilat do të luajnë sonte në Prishtinë, Drita dhe Copenhagen.
Drita dhe Copenhagen ndeshen sonte, më 29.07.2025, në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.
Ndeshjen e parë e ka fituar klubi danez me rezultat 2-0.


