KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » TRAGJEDI NË ZVICËR: Shpërthim i tmerrshëm në resortin e skive, dhjetëra të vdekur e të plagosur
Botë

TRAGJEDI NË ZVICËR: Shpërthim i tmerrshëm në resortin e skive, dhjetëra të vdekur e të plagosur

Kosova News
Kosova News 10:37 -01/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qendrën luksoze të skijimit Crans-Montana, në jugperëndim të Zvicrës. Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në një bar të zonës, duke shkaktuar humbje të shumta njerëzore dhe dhjetëra të plagosur, transmeton KosovaNews.

Sipas Policisë së Zvicrës, shpërthimi ka ndodhur në katin nëntokësor të barit, në një kohë kur brenda ambientit ndodheshin mbi 100 persona, ndonëse kapaciteti i lokalit ishte deri në 400 persona. Zëdhënësi i policisë, Gaetan Lathion, ka deklaruar për agjencinë AFP se burimi i shpërthimit ende nuk dihet dhe se ka shumë viktima e të plagosur.

“Ka ndodhur një shpërthim, burimi i të cilit ende nuk dihet. Kemi shumë të vdekur dhe të plagosur”, ka thënë Lathion.

Autoritetet zvicerane ende nuk kanë publikuar shifra zyrtare për numrin e viktimave. Megjithatë, mediat lokale raportojnë se numri i të vdekurve mund të jetë mbi 20 persona, ndërsa disa burime jozyrtare flasin për deri në 40 viktima.

Pas ngjarjes, autoritetet kanë ndërmarrë masa të menjëhershme sigurie dhe shpëtimi. Në zonën e prekur është vendosur ndalim i përkohshëm i fluturimeve, ndërsa në vendngjarje janë angazhuar forca të shumta të policisë, zjarrfikësve dhe ekipeve emergjente, si dhe disa helikopterë për evakuimin e të plagosurve. Po ashtu, është hapur një linjë telefonike ndihmëse për familjarët që kërkojnë informacion mbi të afërmit e tyre.

Shkaku i shpërthimit mbetet ende i paqartë. Sipas raportimeve të para nga radiot lokale, dyshohet se incidenti mund të jetë shkaktuar nga përdorimi i fishekzjarrëve brenda ambientit të mbyllur. Policia ka theksuar se hetimet janë në fazë të hershme dhe se po shqyrtohen të gjitha pistat për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 01/01/2026 01/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet
21:00 -10/07/2026
Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin
20:55 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?