Një telefonatë anonime te salla operative DVP Tiranë ka njoftuar se te Gjykata e Apelit është vendosur një bombë.
Shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur kontrollin e godinës, por deri më tani nuk është konstatuar asgjë e dyshimtë.
Ndërkohë telefonuesi ka fikur telefonin dhe po punohet për identifikimin e tij.


