Një i mitur ka therur me thikë një të mitur tjetër në fshatin Shaptej të Deçanit.
Policia bën të ditur se dy të miturit fillimisht ishin rrahur mes vete.
“Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty është informuar se dy (2) persona nga i njëjti fshat (të mitur), janë rrahur mes veti, dhe si pasojë e rrahjes njëri është dërguar në emergjencë për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në këtë njoftim thuhet se i dyshuari fillimisht e ka provokuar e më pas e ka grushtuar dhe ne një moment ka filluar ta godas me thikë.
“Sipas viktimës deri sa ishte duke qëndruar në një lokal afër shtëpisë se tij, i dyshuari ka ardhur dhe fillimisht e ka provokuar e më pas e ka grushtuar dhe ne një moment ka filluar ta godas me mjet të mprehtë (brisk) viktimën”, njofton policia.
Tutje bëhet e ditur se fillimisht i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes ne drejtim të panjohur, por më pas është arrestuar.
“Pas një pune operativo-hetimore, është arrestuar i dyshuari, i njëjti pas intervistimit me vendim të Prokurorit të shtetit ndalohet për 24 orë”, njofton tutje policia.


