KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Themelorja urdhëron Kurtin të dëshmojë, Gashi: Gjithçka është e politizuar dhe e panevojshme
Lajme

Themelorja urdhëron Kurtin të dëshmojë, Gashi: Gjithçka është e politizuar dhe e panevojshme

Kosova News
Kosova News 18:14 -28/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar një urdhër për dëshminë e kryeministrit Albin Kurti, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës. Ky urdhër e obligon Kurtin të paraqitet më 4 mars 2025 në ora 10:00 në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshminë e tij lidhur me rastin e rezervave shtetërore.

Avokati Tomë Gashi e komentoi këtë çështje duke theksuar se për momentin, urdhri nuk ka pasoja juridike nëse Kurti nuk e respekton. Ai sqaroi se pas datës së caktuar për dëshminë, gjykata mund të shqiptojë një gjobë prej 250 eurosh për çdoherë që kryeministri nuk paraqitet.

“Urdhri tani për tani nuk kurrfarë pasoja juridike nëse zoti Kurti nuk e respekton. Vetëm në aspekt tjetër, vetëm pas datës që është caktuar 4 marsi, atëherë gjyqtari do të mund të shqiptojë një gjobë prej 250 euro dhe këtë gjobë mund ta përsëris sa herë që zoti Kurti të mos shkojë eventualisht në prokurori”, ka thënë Gashi në FIVE të Dukagjinit.

Ai e cilësoi këtë çështje si të politizuar dhe argumentoi se nuk ka qenë e nevojshme të arrihet në këtë pikë, pasi sipas tij, Kurti mund të intervistohej nga prokurorët në zyrën e tij.

“Unë mendoj që gjithçka është paksa shumë e politizuar dhe besoj që nuk ka qenë fare e nevojshme të vijmë deri tek kjo situatë. Mendoj që sqarimet që janë dhënë para zgjedhjeve, kanë qenë pikëpamje politike dhe pse në aspektin juridik është pak më ndryshe. Albin Kurti ose zyra e kryeministrit në atë kohë e ka sqaruar se ftesa e parë nuk ka mund të realizohet pasi zoti Kurti nuk ka qenë në Kosovë. Pastaj ka ardh ftesa e dytë, për të cilën duket se nuk ka pas sqarime aq të shumta. Dhe pastaj ka ardh qëndrimi i kryeministrit që prokurorët të shkojnë në zyre të tij”, ka shtuar Gashi.

Gjithashtu lexoni:

Numërohen rreth 40 për qind e votave me postë, këto janë rezultatet

Përfundon numërimi në të gjitha QKN-të, procedohen 100% e vendvotimeve

​Nga sheshi “Skënderbej” te Kryeministria, qytetarët në Tiranë ringrenë zërin kundër ndërtimit në Zvërnec

Numërohen mbi 35% e votave me postë: VV e para bindshëm, LDK e dyta dhe PDK e treta

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Jashari

Kosova News 28/02/2025 28/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen rreth 40 për qind e votave me postë, këto janë rezultatet
19:53 -13/06/2026
Përfundon numërimi në të gjitha QKN-të, procedohen 100% e vendvotimeve
19:33 -13/06/2026
​Nga sheshi “Skënderbej” te Kryeministria, qytetarët në Tiranë ringrenë zërin kundër ndërtimit në Zvërnec
19:29 -13/06/2026
Numërohen mbi 35% e votave me postë: VV e para bindshëm, LDK e dyta dhe PDK e treta
19:23 -13/06/2026
Dita e 14-të, nis grumbullimi i protestuesve. Vendosen atlete para Kryeministisë në simbol të largimit të shqiptarëve
18:22 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?