Sipas të dhënave të fundit të QNR-së për votat me postë, deri në orën 19:09, janë numëruar 36,84 për qind e këtyre votave.
Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për votat me postë të 7 qershorit, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me 68.54 për qind të votave. E dyta është renditur Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.54 për qind.
Partia e tretë është Partia Demokratike e Kosovës e cila ka marrë 6.27 për qind të votave.
Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 5.85 për qind të votave nga diaspora përmes votimit me postë. Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Vetëvendosje ka arritur 44.42 për qind ose 50 ulëse në Kuvend.
Partia Demokratike e Kosovës tash ka 23 ulëse, një më pak se kur kishte në rezultatet preliminare.
Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të ketë 19 ulëse, një më pak se në rezultatet preliminare, kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) tetë ulëse.Sipas hulumtuesit të Institutit Demokratik , Eugen Cakolli, Lëvizja Vetëvendosje mund të arrijë deri në 52 ulëse në Kuvend, nëse trendi aktual i numërimit të votave me postë vazhdon deri në përmbylljen e procesit.




