KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Thellohet bashkëpunimi i Avokatëve të Popullit, Kosovë, Shqipëri e Maqedoni
Siguri

Thellohet bashkëpunimi i Avokatëve të Popullit, Kosovë, Shqipëri e Maqedoni

Kosova News
Kosova News 14:36 -23/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Në një takim trepalësh të zhvilluar ndërmjet institucioneve të Avokatit të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, është theksuar nevoja për thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe krijimin e një partneriteti të qëndrueshëm në funksion të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Takimi u fokusua në shkëmbimin e përvojave institucionale, trajtimin e rasteve ndërkufitare dhe forcimin e mekanizmave të bashkëpunimit në çështje që prekin drejtpërdrejt qytetarët e tri vendeve.

Avokati i Popullit në Kosovë, Naim Qelaj, theksoi rëndësinë e shkëmbimit të përvojave dhe koordinimit ndërinstitucional.

Ai u shpreh se bashkëpunimi rajonal mundëson trajtim më efikas të rasteve dhe adresim më të shpejtë të sfidave që lidhen me të drejtat e njeriut, veçanërisht në kontekstin ndërkufitar.

“Shkëmbimi i përvojave tregon ku është rajoni, jo vetëm ku është vendi respektiv dhe mundëson marrjen e veprimeve konkrete në adresimin e çështjeve prioritare për të drejtat e njeriut. Bashkëpunimi nënkupton edhe ofrimin e shërbimeve të ndërsjella në situata kur qytetarët përballen me vështirësi në shtetet respektive”, tha Qelaj.

Ai shtoi se ndër çështjet kryesore të diskutuara në takimin trepalësh ishin problemet me dokumentacionin, të drejtat civile dhe mundësia e krijimit të mekanizmave të përbashkët të monitorimit të zbatimit të marrëveshjeve shtetërore. Po ashtu, sipas tij, u dakorduan që vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet edhe shërbimeve shëndetësore për qytetarët në lëvizje mes shteteve.

Nga ana e tij, Endrit Shabani, Avokat i Popullit në Shqipëri theksoi kufizimet territoriale të institucioneve dhe nevojën për bashkëpunim të ngushtë në trajtimin e rasteve ndërkufitare.

Ai solli shembuj të rasteve kur qytetarët e Kosovës marrin shërbime në Shqipëri dhe përballen me vështirësi institucionale, duke nënvizuar se koordinimi mes zyrave të Avokatit të Popullit është thelbësor për mbrojtjen efektive të të drejtave të tyre.

“Ne kemi krijuar dhe po krijojmë pika kontakti dhe mekanizma bashkëpunimi për të trajtuar me prioritet ankesat që vijnë nga qytetarët e tri vendeve”, tha Shabani.

Ai shtoi se çështjet ndërkufitare përfshijnë edhe pronat, proceset gjyqësore, marrëdhëniet familjare me shtetësi të ndryshme dhe çështjet mjedisore si ndotja e lumenjve që ndahen mes shteteve.

Ndërkaq, Avokati i Popullit në Maqedoninë e Veriut, Faton Selami, mbështeti idenë e forcimit të koordinimit rajonal, duke e parë atë si hap të rëndësishëm drejt standardeve më të larta të mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve në rajon.

Në takim u theksua se bashkëpunimi rajonal synon jo vetëm trajtimin e rasteve individuale, por edhe ndërtimin e mekanizmave të qëndrueshëm të bashkëpunimit institucional, që do të mundësojnë reagim më të shpejtë dhe më efektiv ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Gjithashtu lexoni:

16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Aksident me fatalitet në Prishtinë

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq

Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut

Kosova News 23/06/2026 23/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
clear sky
27° _ 27°
52%
4 km/h
Sun
32 °C
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
35 °C

Lajmet e Fundit

Pas deklaratave të Zelenskit në Beograd, hiqet flamuri  i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës
13:38 -09/08/2026
Veteranja e UÇK-së shpërthen ndaj Time Kadriaj: “Cila është kauza; Asociacioni, Gjykata e Hagës, Çakorri, Zhlebi, veriu i Mitrovicës apo lakmia për pushtet?
12:50 -09/08/2026
“Kosova nuk mund të krahasohet me Ukrainën”, Shqipëria i përgjigjet  vizitës së Zelenskyt në Serbi
12:01 -09/08/2026
16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit
10:00 -09/08/2026
Edhe sot mot kryesisht me diell, temperaturat deri në 34 gradë Celsius
09:50 -09/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?