Policia e Kosovës njofton se e ka arrestuar një person në fshatin Kçiq të Mitrovicës, nën dyshimin se ai po kryente veprën e kundërligjshme të kontrabandimit me njerëz.
Në fakt arrestimi i kosovarit ka ndodhur pasi që njësitet policore gjatë kontrollit në veturën të cilën ishte duke e drejtuar në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, kanë hasur në tetë persona shtetas të huaj nga Siria.
“Policia gjatë kontrollit në veturën e tij të cilën ishte duke e drejtuar në rrugën nacionale (Prishtinë-Mitrovicë), kanë hasur në tetë (8) persona shtetas të huaj nga Siria, pa dokumente identifikuese”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Policia njofton se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa shtetasit e huaj i janë dorëzuar DMH-së, për procedura të mëtejme./KosovaNews/


