Paraditen e së enjtes është regjistruar edhe një tjetër tërmet me magnitudë 3.8 ballë të shkallës Rihter në Kroaci, ka njoftuar Shërbimi Sizmologjik kroat.
Tërmeti ndodhi rreth orës 7:03, ndërsa epiqendra ishte Peljeshaci.
Në orën 5:07 u regjistrua një tjetër tërmet në zonën e Metkoviqit me magnitudë 3.7 ballë të shkallës Rihter, pesë kilometra në jugperëndim të Neumit, në një thellësi prej 6 kilometrash.
Lëkundjet janë ndier edhe në Bosnje.


