Deputetët e zgjedhur do t’iu drejtohen sot ulëseve të Kuvendit, në përpjekjen e tyre të tridhjetë e dytë për konstituimin e legjislaturës së nëntë, të dalë nga zgjedhjet e nëntë shkurtit.
Vazhdimi i radhës i seancës konstitutive do të fillojë nga ora njëmbëdhjetë.
Kuvendi i ri i Kosovës nuk është konstituuar ende që nga 15 prilli pasi Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa nuk kanë votat për zgjedhjen e Albulena Haxhiut për kryetare të legjislativit.
Kujtojmë, vazhdimi i sotëm i seancës konstituive përkon me shtatëmbëdhjetë vjetorin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës.
Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka dërguar për interpretim në Kushtetuese mënyrën e fshehtë të votimit që po e kërkojnë Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.
Formimi i komisionit mbikëqyrës për votimin e fshehtë po kundërshtohet nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA. /kp