Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një 38 vjeçar për shkak të përdorimit të armës së zjarrit në një aheng familjar në Gjilan.
Policia kishte pranuar informatë për të shtëna me armë dhe arriti ta lokalizonte vendngjarjen.
“Është sekuestruar arma e llojit ,,CANIK’’ prodhim turk cal 9×19 mm së bashku me 14 gëzhoja të armës përkatëse janë konfiskuar si dëshmi materiale për Gjykatë”, thuhet në njoftim.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa rasti të procedohet së bashku me provat në Prokurorinë Themelore në Gjilan.


