Detaje të reja për plagosjen me armë zjarri këtë të shtunë në Laç.
Siç raporton Tv Klan Martin Marku, konflikti mes të përfshirëve ka nisur një natë më parë.
Në momentin që të rinjtë kanë qenë duke zbritur nga Kisha e Laçit ka pasur një përplasje të vogël mes automjetesh dhe më pas ata kanë debatuar me njëri-tjetrin.
Debat që ka agravuar në breshëri të shtënash në mes të rrugës.
Dyshohet po ashtu se është gjetur arma e krimit, e cila ishte hedhur disa metra më tutje në një pellg uji.
Të plagosurit A.Gjezaj, L.Islamaj, A.Ndoci, D.Gjeloshi dhe G.Bitri janë dërguar në spitalin e Traumës.
Mes tyre është edhe gruaja që në atë moment po shiste në anë të rrugës, pa asnjë lidhje me konfliktin. Mësohet se ajo kishte ndërhyrë për të neutralizuar të rinjtë.