KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës ende kërkojnë drejtësi
Siguri

Të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës ende kërkojnë drejtësi

Kosova News
Kosova News 22:53 -25/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Tmerri që kishte përjetuar gjatë vitit 1999 Shyhrete Tahiri-Sylejmanit i qëndron edhe më tutje para syve. Tahiri – Sylejmani, e cila para 3 viteve dorëzoi kallëzim penal, për dhunën seksuale që kishte përjetuar gjatë luftës, ka thënë se asnjëherë nuk iu shuan shpresat që një ditë do të ketë drejtësi. Ndërsa, nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës kanë thënë se edhe më tutje, institucionet nuk janë duke bërë aq sa duhet për zbardhjen e këtyre krimeve.

Kanë kaluar më shumë se dy dekada që kur Shyrete Tahiri – Sylejmani ka përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë, por ajo ende i ka të freskëta kujtimet e hidhura.

E mbijetuara e dhunimit, përkundër që tash e disa vite ka nisur një jetë të re, kujtimet e trishta të vitit 1999 e ndjekin gjithmonë nga pas.

“Është një dhimbje në vete që kurrë nuk largohet e që vetëm mësohesh me jetua me të. Më kujtohet vetëm një rast, një moment, kur i dëgjoja vajzat duke qarë edhe kam menduar, o Zot kisha dashtë që ato t’i kishin mbytur para dhe t’i kisha pa që më kishin mbytur edhe mua”, ka thënë Shyhrete Tahiri- Sylejmani, e mbijetuar e dhunës seksuale.

Ka rreth 3 vite që ajo ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës, kallëzim penal për torturën që ka përjetuar gjatë luftës.

Ajo tregon se para disa javë së bashku me Prokurorinë kanë shkuar në vendin, se ku ishte dhunuar para fëmijëve të saj.

“Para disa jave kemi qenë të vendi i ngjarjes kështu që tash janë duke e kërkuar më gjerësisht me kërkuar kush ka jetuar në atë zonë më herët. Shumë është e vështirë, mu rikthye lufta edhe njëherë se u kanë shumë e keqe ajo”, ka thënë Tahiri- Sylejmani.

Por, pavarësisht këtyre zhvillimeve të vogla, Feride Rushiti, nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, ka thënë se edhe më tutje institucionet, vazhdojnë të mos bëjnë mjaftueshëm për të ofruar drejtësi për këto viktima.

“Sa i përket drejtësisë, fatkeqësisht këto krime mbesin të pandëshkuara, dhe për faktin që mbesin të pandëshkuara paraqet shqetësim të madh te grupi dhe jo vetëm te personat direkt që e kanë mbijetuar krimin, por edhe familjarë të tyre”, ka thënë Rushiti nga QKRMT.

Rushti ka treguar se 23 raste të dhunimeve, kanë shkuar në duar të institucioneve nga qendra e tyre, derisa ka thënë se në disa raste janë identifikuar edhe personat që dyshohet se kanë kryer këto krime.

Për numrin e lëndëve që kanë të bëjnë me rastet e dhunimeve seksuale gjatë luftës dhe për kallëzimin penal që ka dorëzuar Tahiri- Sylejmani, nuk janë përgjigjur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, e cila tash e 7 vite ka kompetencat për zbardhjen e krimeve të luftës.

Derisa ditë më parë, prokurorja Drita Hajdari, në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ka drejtuar kritika për EULEX-in, e UNMIK-un për mos punën e bërë në drejtim të zbardhjes së krimeve seksuale të ndodhura gjatë luftës.

Në Kosovë konsiderohet se 20 mijë persona kanë qenë të dhunuar gjatë luftës, prej tyre shumica gra dhe vajza.

Gjithashtu lexoni:

Rrokullisja me traktor ia mori jetën, policia jep detaje mbi aksidentin fatal në Klinë

Tentoi të vrasë katër persona në Deçan, ngrihet aktakuza ndaj të dyshuarit

Humb jetën një person në Klinë pas rrokullisjes me traktor

Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë për forcimin e partneritetit në mbrojtje

Prokuroria ndalon edhe dy të dyshuar në rastin “Pastrimi”, hetohen për krim të organizuar dhe kontrabandë

Kosova News 25/10/2022 25/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Rrokullisja me traktor ia mori jetën, policia jep detaje mbi aksidentin fatal në Klinë
09:46 -15/07/2026
Çmimi i derivateve të naftës në Kosovë
09:25 -15/07/2026
Rama, Serbisë: Nuk ekziston më diçka që quhet Kosova dhe Metohia, ekziston Republika e Kosovës
09:03 -15/07/2026
Tentoi të vrasë katër persona në Deçan, ngrihet aktakuza ndaj të dyshuarit
08:44 -15/07/2026
Nis sot ndërtimi i Parkut Solar 105 MW në Rahovec
08:41 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?