KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Të hënën afati i fundit që partitë të deklarojnë shpenzimet e fushatës zgjedhore
LajmePolitikë

Të hënën afati i fundit që partitë të deklarojnë shpenzimet e fushatës zgjedhore

Kosova News
Kosova News 17:11 -25/04/2025
Shpërndaje
xr:d:DAFRctJW6WM:16,j:40455749615,t:22110911
Shpërndaje

E hëna e 28 prillit shënon afatin e fundit për dorëzimin e raporteve financiare të fushatës zgjedhore nga subjektet politike që morën pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka deklaruar për Indeksonline se ky është një obligim ligjor për të gjitha subjektet që garojnë në zgjedhje.

Elezi thotë se subjektet duhet të paraqesin raportin financiar të fushatës brenda 30 ditëve kalendarike pas certifikimit të rezultateve përfundimtare nga KQZ.

“Është detyrim ligjor që subjektet politike që garojnë në zgjedhje të dorëzojnë raportin financiar të fushatës zgjedhore jo më vonë se 30 ditë kalendarike pas certifikimit të rezultateve përfundimtare nga KQZ,” ka deklaruar Elezi.

Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës janë mbajtur më 9 shkurt 2025 dhe në to kanë marrë pjesë 28 subjekte politike. Afati për dorëzimin e raporteve përfundon më 28 prill 2025.

Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike ka njoftuar me kohë të gjitha partitë për këtë detyrim ligjor.

“Raportet e fushatës zgjedhore duhet të përfshijnë periudhën nga dita e shpalljes së zgjedhjeve, 16 gusht 2024, deri në ditën e zgjedhjeve, 9 shkurt 2025,” shtoi Elezi.

Raportet do t’i nënshtrohen audimit nga auditorë të jashtëm, të përzgjedhur përmes një konkursi të hapur publik, me qëllim të rritjes së llogaridhënies dhe transparencës së subjekteve politike para qytetarëve

Gjithashtu lexoni:

Austria fiton Eurovision 2025 – Shqipëria shkëlqen në top 10

Osmani jep detaje për bisedat me Macron e Erdogan në Shqipëri

Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë, Parlamenti Evropian “e qorton” Serbinë

Erdogan, mik i palëkundur i Kosovës, Osmani e falënderon në Tiranë

Suhareka vendos një pajisje inovative në zemër të qytetit

Kosova News 25/04/2025 25/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
broken clouds
5° _ 5°
90%
1 km/h
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
20 °C
Wed
19 °C
Thu
18 °C

Lajmet e Fundit

Austria fiton Eurovision 2025 – Shqipëria shkëlqen në top 10
01:27 -18/05/2025
Dy helikopterë përplasen dhe rrëzohen në Finlandë, nuk ka të mbijetuar
23:56 -17/05/2025
“Zjerm” i vërtetë në skenë – Shkodra Elektronike ndez Eurovisionin me një performancë magjike
23:45 -17/05/2025
Mundësia merr 2 mandate, Shehaj: Jemi opozita e shekullit 21
23:39 -17/05/2025
Dyshime për përfshirje në korrupsion zgjedhor, SPAK sekuestron telefonin e ish-kryebashkiakut të Kavajës
23:32 -17/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?