Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të dielën me 02.11.2025 rruga “Eqrem Çabej” në Prishtinë do të mbyllet për qarkullim, për shkak të xhirimit të një filmi.
Sipas njoftimit, mbyllja e qarkullimit do të jetë nga ora 06:00 e mëngjesit deri në ora 18:00.
“Rruga Eqrem Çabej do të mbyllet përkohësisht të dielën, nga ora 06:00 e mëngjesit deri në orën 18:00, nga semaforët kryesorë te Menza e Studentëve deri te Katedralja Nënë Tereza, për realizimin e një skene të filmit DUA” – thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.


